Përfundon takimi i Kurtit dhe Osmanit me Listën Serbe, këta të fundit nuk deklarohen për media

Në vazhdën e takimeve kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani kanë pritur në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.
Rakiq në këtë takim ishte i shoqëruar nga Dalibor Jevtiq. Pas përfundimit të këtij takimi përfaqësuesit e Listës Serbe nuk janë prononcuar për media.
Ndryshe gjatë ditës së sotme Kurti dhe Osmani kishin takuar edhe përfaqësuesit e tjerë të komuniteteve për t’u konsultuar për formimin e institucioneve.
Ndërsa, të premten Albin Kurti dhe Vjosa Osmani presin në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































