Momenti kur ylli i PSG-së u vu në siklet teksa po intervistohej, gruaja e tij nuk pushonte duke e telefonuar

Ylli i Paris Saint-Germain, Vitinha u vu në siklet gjatë kohës sa jepte deklarata për gazetarët pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut, pasi gruaja e tij po e telefononte vazhdimisht dhe nuk po ndalej.
Tifozët e futbollit patën mundësinë të shijonin një përballje spektakolare midis PSG dhe Bayern Munichut në Paris, në të cilën kampionët në fuqi të Evropës fituan 5-4. Ndeshja me siguri do të përflitet për një kohë të gjatë dhe shumë e konsiderojnë atë një nga më të mirat në historinë e Ligës së Kampionëve.
Parisienët kanë për çfarë të pendohen, pasi po udhëhiqnin 5-2 në mes të pjesës së dytë, por Bayerni arriti të shënonte dy gola dhe të rikthehej në lojë.
Pas ndeshjes, disa lojtarë bënë deklarata, dhe mesfushori portugez Vitinha u shfaq gjithashtu para kamerave.
Megjithatë, ndërsa mesfushori i PSG-së po jepte deklaratën e tij, ndodhi një situatë interesante. Telefoni i Vitinhas vazhdonte të binte ndërsa ai përpiqej të përmblidhte përshtypjet e tij për duelin spektakolar.
Portugezi i injoroi thirrjet për njëfarë kohe, pastaj mori celularin dhe u tregoi gazetarëve se kush po e telefononte me kaq këmbëngulje.
🤣 Vitinha 🇵🇹 : « MA FEMME M’APPELLE, JE PRENDS DU TEMPS À SORTIR. »
On a tous les mêmes problèmes finalement 😭.
🎙️ @psgcommunity_ pic.twitter.com/BGLMWVDn2c
— Actu Foot (@ActuFoot_) April 28, 2026
"Më falni, më falni. Po më telefonon gruaja ime. Mendoj se kam qenë këtu më gjatë seç duhej", tha Vitinha me një buzëqeshje.
Pas kësaj, gazetarët i thanë se mund të largohej dhe nuk e pyetën më tej. Ndeshja e kthimit midis Bayernit dhe PSG-së do të luhet të mërkurën e ardhshme në Allianz Arena, duke filluar në orën 21:00, pas së cilës do të marrim përgjigjen se kush do të kalojë në finale. /Telegrafi/






















































