LAJMI I FUNDIT:

Përfundon me sukses operacioni i Adriana Matoshit

Përfundon me sukses operacioni i Adriana Matoshit
Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, i është nënshtruar sot një operacioni.

Ajo njoftoi ditë më parë se i ishte rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh, me çka u detyrua që t’i nënshtrohet ndërhyrjes së radhës për shmangien e tij.

Operacioni i kryer në Prishtinë ka kaluar me sukses dhe lajmi është konfirmuar nga miqtë e afërt të aktores.

Adriana Matoshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ka qenë fillimisht shoku i saj i fëmijërisë, Petrit Reçica, ai i cili përmes një statusi në Facebook përdori ironinë satirikë për të treguar se Adriana ia doli.

“Zemra jonë Adriana, domethënë edhe kësaj here jua lujti lojën e kaloi me sukses”, shkroi ai në Facebook.

Edhe kolegia e saj, aktorja Shëngyl Ismaili, dha lajmin e gëzueshëm përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtaret ë Facebook-ut.

“Sot ma e fortë se kurrë, eh kjo është Adriana, sa herë jeta e sfidon ajo ngritet në këmbë më e forte se që ka qenë. E kalove edhe këtë sfidë e bukura jem…tregove edhe një herë se s’ka asgjë mbi këtë tokë që të rrezon…Të pres me u forcu, me marr hartën, me ja qit gishtin e me vendos në cilin vend të botës po shkojmë me shëtit…qashtu qysh e kemi pas në plan, unë e ti. Të dua e bukura e shoqes”, ka shkruar Ismaili.

Dita e operimit, Keith i bën dedikim të përzemërt me disa fjalë në shqip Adriana Matoshit: Zoti është me ty loçka ime, shihemi shpejt
Lexo po ashtu Dita e operimit, Keith i bën dedikim të përzemërt me disa fjalë në shqip Adriana Matoshit: Zoti është me ty loçka ime, shihemi shpejt

Kujtojmë se për t’i dalë në ndihmë aktores dhe deputetes së Vetëvendosjes, në Prishtinë u organizua një marsh të hënën në mbështetje të saj, ku të pranishëm ishin plot qytetarë. /Telegrafi/

Marshi i organizuar në Prishtinë në mbështetje të Adriana Matoshit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori