LAJMI I FUNDIT:

Përfundon rrugëtimi i Ballkanit në Ligën e Konferencës, mposhtet në fund nga Dinamo Zagrebi

Përfundon rrugëtimi i Ballkanit në Ligën e Konferencës, mposhtet në fund nga Dinamo Zagrebi

Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 3-0 në udhëtim te Dinamo Zagrebi në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, duke përfunduar kështu rrugëtimi për kampionin në fuqi të Kosovës.

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke krijuar një dominim të lehtë, por që gjërat ndryshuan shpejtë.


Ballkani filloi dalëngadalë të bënte lojën e vetë, ndërsa Edvin Kuç lëshoi një rast të artë shënimi në minutën e 16-të.

Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes, Dinamo 3-0 Ballkani
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes, Dinamo 3-0 Ballkani

Në minutën e 31-të, Ilir Daja u detyrua të bënte zëvendësim, pasi Nazmi Gripshi pësoi lëndim dhe në vend të tij u fut Marsel Ismailgeci.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, ndërsa pjesa e dytë ishte një shpërqëndrim total për skuadrën nga Suhareka.

Goli i parë i Dinamos erdhi në minutën e 69-të, kur Dino Peric u asistua nga Misic.

View this post on Instagram

A post shared by GNK Dinamo (@gnkdinamo)

Dy minuta më vonë, Bruno Petkoviç realizoi për 2-0, gjersa Peric ishte asistuesi.

Në minutën e 77-të, Lumbardh Dellova shkaktoi penallti, ndërsa Petkoviç ia doli të shënonte ndaj Enea Koliçit për 3-0.

Ballkani e mbylli këtë rrugëtim në Ligën e Konferencës me katër pikë në Grupin C, derisa Viktoria Plzeni si lider me 18-të, Dinamo Zagrebi me nëntë dhe Astana po ashtu me katër sosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori