LAJMI I FUNDIT:

Përfundon martesa e Affleck me Garner

Përfundon martesa e Affleck me Garner

Ben Affleck dhe Jennifer Garner i kanë dhënë fund martesës së tyre, konfirmon revista amerikane People.


Çifti është ndarë pas kurorëz dhjetëvjeçare, vetëm një ditë pasi festuan përvjetorin e martesës.

“E kemi menduar gjerë e gjatë dhe kemi marrë vendimin e vështirë për t’u shkurorëzuar”, ka thënë çifti në një deklaratë të përbashkët për revistën People, transmeton Koha.net.

“Ne do të vazhdojmë përpara me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë përkujdesjen për fëmijët, privatësinë e të cilëve kërkojmë që ta respektoni në këtë kohë të vështirë”, thuhet më tej.

Aktori 42-vjeçar dhe aktorja 43-vjeçare janë prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. /Telegrafi/