LAJMI I FUNDIT:

Përfundon greva e minatorëve të Trepçës

Përfundon greva e minatorëve të Trepçës

Minatorët e kombinatit Trepça kanë përfunduar grevën.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të Trepçës.


Osmani ka thënë se pagat e punëtorëve janë ekzekutuar dhe se minatorët kanë ndërprerë grevën.

“Greva ka përfunduar. Pagat janë procesuar. Qysh nesër do të fillojë puna me orar të rregullt, siç ishte deri tash”, tha Osmani.

Minatorët u futën dje në grevë, pasi nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

Nga kjo situatë e krijuar, ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së kryeshefit në këtë ndërmarrje, Hysen Vrajolli.

Kuçi: Ekzekutohen 1 milion euro për pagat e punëtorëve të Trepçës
Lexo po ashtu Kuçi: Ekzekutohen 1 milion euro për pagat e punëtorëve të Trepçës

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fillim të javës kishte marr vendim që Trepçës t’i ndahen 1.1 milion euro.

Ky vendim është marr pasi minatorët e minierës në Stantërg kishin ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje. /Telegrafi/