LAJMI I FUNDIT:

Përfundon afati kalimtar veror, këto janë 35 transferimet e futbollistëve shqiptarë nëpër botë (Foto)

Përfundon afati kalimtar veror, këto janë 35 transferimet e futbollistëve shqiptarë nëpër botë (Foto)

Ka përfunduar afati kalimtar i futbollistëve pothuajse në të gjitha kampionatet evropiane.

Skuadrat spanjolle kanë kohë të bëjnë transferime edhe gjatë ditës së nesërme deri në ora 00:00.


Ndërkohë gjatë këtij afati kalimtar të futbollistëve kishte edhe shumë shqiptarë që ndërruan mjedis.

Telegrafi iu sjellë disa nga transferimet më të rëndësishme të futbollistëve shqiptarë gjatë afatit kalimtar të verës.

Ermir Lenjani u largua nga Rennes, për tu rikthyer në kampionatin zviceran te Sioni, që transferoi edhe Burim Kukelin e Pajtim Kasamin.

Ermir Lenjani ka filluar të luajë me sukses me Sionin

Në Zvicër në klube të rëndësishme u transferuan edhe Gjelbrim Taipi e Adonis Ajeti në St Gallen, ndërkohë Dren Feka dhe Shkëlqim Demhasaj iu bashkuan Luzernit.

Shkëlqim Demhasaj ia ka bërë sefte me gol me fanellën e Luzernit

Berat Gjimshiti është larguar nga Atalanta për t’iu bashkuar Beneventos, ashtu siç bëri edhe Ledian Memushaj që do të jetë shok skuadre me mbrojtësin.

Berat Gjimshit iu bashkua Beneventos

Arlind Ajeti do të ketë më shumë hapësira pas transferimit te Crotone nga Torino ashtu si Samir Ujkani që iu bashkua Cremoneses në Serie B.

Arlind Ajeti u largua nga Torino për t’iu bashkuar Crotones

Valon Behrami është rikthyer përsëri në Serie A pasi ka nënshkruar me Udinesen, ndërsa Rey Manaj do të luaj në La Liga te Granada, ashtu si Enis Bardhi që iu bashkua Levantes.

Valon Behrami u rikthye në Serie A, duke nënshkruar për Udinesen
Rey Manaj u prezantua te skuadra spanjolle Granada

Portieri shqiptar, Etrit Berisha kompletoi transferimin e tij tek Atalanta nga Lazio pas huazimit të suksesshëm vitin e kaluar.

Hadërgjonaj bëri një hap të madh duke u transferuar në Ligën Premier tek Huddersfield

Transferim i bujshëm ishte edhe ai i Florent Hadërgjonajt që iu bashkua si huazim skuadrës angleze Huddersfield që ka drejtën e blerjes për pesë milionë euro, ndërkohë si huazim u largua nga Gjermania edhe Besar Halimi që iu bashkua Brodnbyt.

Besar Halimi iu bashkua Brondbyt si huazim nga Mainz 05

Eros Grezda ndërroi skuadër por jo edhe kampionat, pasi nënshkroi me Osijek, ndërsa një gjë të tillë e bëri edhe Sokol Cikalleshi që nga Istanbul Basaksehir u transferua te Osmalispor.

Sokol Cikalleshi mbeti në Superligën e Turqisë duke nënshkruar për Osmanlispor

Armando Sadiku u transferua në kampionatin polak te Legia, ndërsa në të njëjtin kampionat do të luaj edhe Vullnet Basha por me Wisla Krakow.

Sadiku në prezantimin e tij te Legia

Dy yjet e Kosovës, Herolind Shala dhe Bersant Celina gjithashtu ndërruan skuadra.

Shala iu bashkua Lyngbyt në Danimarkë si futbollistë i lirë, ndërsa Celina u huazua tek Ipswich.

Herolind Shala kompletoi transferimin e tij tek Lyngby
Latifi duke bërë prezantimin tek Puskas Academy në Hungari

Liridon Latifi bëri një transferim të madh ku nga Skënderbeu u bashkua me Puskas Academy për një shumë rreth një milionë euro, ndërsa pothuajse aq i kushtoi edhe Rapidit të Vjennës Veton Berisha nga Greuther Furthi.

Veton Berisha u prezantua tek gjiganti austriak Rapid Wienna

Transferim të rëndësishëm bëri edhe ylli shqiptar i Përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Aliovski që u bashkua në Championship me Leeds United pas shkëlqimit te Lugano. /Telegrafi/

Aliovski duke festuar një gol me fanellën e Leeds United

Më poshtë keni 35 transferimet e futbollistëve shqiptarë gjatë këtij afati kalimtar veror:

Pajtim Kasami (Olympiacos – Sion)
Ermir Lenjani (Rennes – Sion)
Burim Kukeli (Zurich – Sion)
Gjelbrim Taipi (Schaffhausen – St Gallen)
Adonis Ajeti (Wil – St Gallen)
Albion Avdijaj (Vaduz – Grasshopper)
Dren Feka (Hamburg – Luzern)
Shkëlqim Demhasaj (Schaffhausen – Luzern)
Andi Zeqiri (Juventus – Laussane)
Berat Gjimshiti (Atalanta – Benevento)
Ledian Memushaj (Pescara – Benevento)
Arlind Ajeti (Torino – Crotone)
Valon Behrami (Watford – Udinese)
Etrit Berisha (Lazio – Atalanta)
Rey Manaj (Inter – Granada)
Samir Ujkani (Genoa – Cremonese)
Liridon Latifi (Skënderbeu – Puskas Academy)
Veton Berisha (Greuther Furth – Rapid)
Besar Halimi (Mainz – Brondby)
Elbasan Rashani (Rosenborg – Odd)
Herolind Shala (Sparta Pragë – Lyngby)
Azdren Lullaku (Astana – Tobol)
Sokol Cikalleshi (Istanbul – Osmanlispor)
Armando Sadiku (Zurich – Legia)
Eros Grezda (Lokomotiva Zagreb – Osijek)
Florent Hadergjonaj (Ingolstad – Huddersfield)
Eroll Zejnullahu (Union Berlin – Sandhausen)
Bersant Celina (Manchester City – Ipswich)
Adnan Januzaj (Manchester United – Real Sociedad)
Ezgjan Aliovski (Lugano – Leeds United)
Vullnet Basha (Murcia – Wisla Krakow)
Hamdi Salihi (Skënderbeu – Wiener Neustad)
Ylber Ramadani (Partizani – Velje)
Valdet Rama (Wurzberger Kickers – Yanbian FC)
Enis Bardhi (Ujpest – Levante)

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori