LAJMI I FUNDIT:

Përfundimet për Maqedoninë e Veriut vazhdimisht ndryshohen, vendimi përfundimtare tek ministrat e BE-së

Përfundimet për Maqedoninë e Veriut vazhdimisht ndryshohen, vendimi përfundimtare tek ministrat e BE-së

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së janë në kontakt të vazhdueshëm dhe bisedojnë për konkluzat për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa nuk përjashtohen takime te reja gjatë fundjavës.

Duke parë ndjeshmërinë politike të çështjes, vendimin përfundimtar do ta sjellin ministrat për punë të jashtme të BE-së të martën, njofton AIM.


Tani për tani në nivel ambasadorësh prodhohen rregullisht draft- konkluza të reja për Këshillin e ardhshëm ministror të martën.

Versioni i fundit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tingëllon se shtetet anëtare të BE-së do të kthehen në çështjen me parashikime për sjelljen e vendimit pozitiv në afat të shkurt të mundshëm nga shtatori 2019.

Sipas diplomatëve të pranishëm në takimin e ambasadorëve të mërkurën në Bruksel “shumica e madhe” e shteteve anëtare duan të shohin konkluza pozitive, veçmas për Maqedoninë e Veriut, në Këshillin e 18 qershorit në Luksemburg, por dallimet në qëndrimet ende nuk janë tejkaluar.

“Në këtë moment diskutohet për atë se si t’i qaset kësaj çështje, ndërsa të merret parasysh Parlamenti gjerman i cili ka afate të veta dhe provojmë të kemi ndonjë epilog dhe sa më mirë të menaxhojmë”, thonë burime në Këshillin e BE-së për MIA duke komentuar pohimet e diplomatëve tjerë të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë për shkak të mungesës së konsensusit të shtyhet debati për zgjerimin më herët muajin e ardhshëm.

Kryesimi rumun ka për obligim t’i ndjek konkluzionet e vitit të kaluar në të cilat ministritë u përpoqën të kthehen në këtë çështje të Këshillit për punë të përgjithshme këtë muaj sqarojnë diplomatët.

“Kemi afat të kthehemi në këtë në qershor dhe të sjellim vendim për hapat e ardhshëm dhe për raportet e Komisionit Evropian, ka diskutime tani në Bundestag për dritë të gjelbërt të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thonë nga kryesia rumune.

Në këtë moment, “më shumë opsione janë në tryezë” por detajet rrjedhin dobët, edhe pse askush nuk mohon, por as nuk e konfirmon mundësinë për ndarje të Shkupit dhe Tiranës në konkluzionet përfundimtare të martën në Luksemburg.

“Ekziston njohuri se ka dallime mes dy vendeve”, thotë një diplomat për MIA-n, por tani për tani në projektet nuk ndahen”, shtojnë nga Këshilli.

Dallimet bazohen para se gjithash në vetë citimet e Komisionit Evropian në raportet e fundit për përparimin e vendeve të rajonit, ku për Shqipërinë, edhe krahas rekomandimit për fillim të negociatave, konstatohen ende dobësi të caktuara, si mungesa e dialogut politik dhe përpjekjet e pamjaftueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vendet anëtare gjithashtu janë të vetëdijshme se Maqedonia e Veriut është në pozitë të veçantë për shkak të lidhjes dhe ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, i cili duhet të shpërblehet në ndonjë mënyrë.

Edhe krahas rezistencës së disa vendeve të caktuara anëtare, disa diplomatë për MIA-n brifojnë se veçimi i Tiranës dhe Shkupit mbetet opsion i mundshëm, tashmë në qershor apo korrik, veçanërisht pasi Parlament holandez para disa ditësh votoi kundër datës për negociata me Shqipërinë, por jo edhe me Maqedoninë e Veriut.

Pas garancive të marra nga kancelarja gjermane Angela Merkel dje në takimin me kryeministrin Zoran Zaev në Berlin, u kthye shpresa se në qershor është e mundur të veprohet sinjal politik serioz për datën e negociatave.

“Ky takim edhe ky mesazh i Merkeit është sinjal shumë i rëndësishëm dhe vijnë pas takimit të ambasadorëve, kështu që mund të shohim lëvizje të re ditëve të ardhshme, nuk përjashtohet mundësia për takim të ri të jashtëzakonshëm ambasadorësh gjatë kësaj fundjave në këtë temë”, thotë një burim diplomatik në Këshill për MIA-n.

Një prej varianteve për konstatimin në korrik, për të cilët bëjnë presion disa vende anëtare është të jepet garanci për fillimin e procesit të negociatave dhe t’i ndahet mandati Komisionit Evropian për përgatitjen e kornizës negociuese, opsion i cili vitin e kaluar u hodh poshtë në mënyrë eksprese nga Franca.

Nëse më 18 qershor vendet anëtare arrijnë konsensus për një konstatim të tillë në të cilin përmendet përgatitja e kornizës negociuese me Maqedoninë dhe eventualisht mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare (e cila e shënon fillimin e negociatave), ky do të ishte mesazh i pamendueshëm se Maqedonia e Veriut hyn në procesin negociues me BE-në me perspektivë të qartë, vlerësojnë mbështetësit e zgjerimit në Bruksel.

Rezistenca prej Francës nuk është tejkaluar siç duhet, vlerësojnë diplomatët e një vendi anëtar fqinj i Maqedonisë së Veriut dhe në Këshillin e ardhshëm për punë të përgjithshme të martën në Luksemburg do të mundej sërish të përsëritet një raund i gjatë dhe ti mundimshëm midis ministrave dhe Unionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori