LAJMI I FUNDIT:

Përfshihen nga flakët katër hektarë me kashtë gruri në Maliq, kërkohet kujdes nga banorët që mos t’i djegin sipërfaqet pas korrjes

Përfshihen nga flakët katër hektarë me kashtë gruri në Maliq, kërkohet kujdes nga banorët që mos t’i djegin sipërfaqet pas korrjes

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 4 hektarësh me kashtë gruri duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të mbjella me grurë në fshatin Drithas, në afërsi të pyllit të Fazanëve.

Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ajo që ka bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në sipërfaqet e tjera.

Shërbimi zjarrfikës i Maliqit u kërkon fermerëve të mos djegin sipërfaqet pas korrjes së grurit, jo vetëm për të mos rrezikuar kulturat e tjera bujqësore por edhe për përhapjen e flakëve që mund të rrezikojnë banesa pranë.


Ky zjarr dyshohet se ka qenë i qëllimshëm nga pronari i kësaj sipërfaqe ndaj të cilit pritet të ketë masë administrative. /euronews.al/