Performanca e Rihannas me helikopter (Foto/Video)

Rihanna ka bërë një paraqitje spektakolare në performacën e parë të këngës së saj më të re “Bitch Better Have My Money”.
Ajo ka performuar në iHeartRadio Music Awards me një fustan të zi të shkurtër me një pallto të gjelbër gëzofi dhe çizme të gjata gjithashtu të gjelbër, transmeton Koha.net.
Rihanna ka pasur prapa saj një ushtri valltarësh dhe një helikopter me të cilin është shfaqur në skenë. Edhe koreografia e përgatitur i ka dhënë performancës fuqi mjaft të madhe.
Ndryshe, Taylor Swift ka kryesuar me fitore në vitin e dytë të ndarjes së çmimeve nga radioja numër një në Amerikë, iHeartRadio. Ajo ka fituar për tekstin më të mirë për këngën “Blank Space” në një kategori mjaft të fortë me këngët “All of Me”, “Thinking Out Loud” e “Counting Stars”.
Swift gjithashtu ka triumfuar për këngën më të mirë të vitit për “Shake it off” ndërsa është shpallur edhe Artistja e Vitit.
Në çmime tjera, Sam Smith është kurorëzuar si artisti më i mirë i vitit, kënga më e mirë Alternative është përzgjedhur “Take me to Church” nga Hozier, ndërsa kënga më e mirë ‘country’, “Burnin it Down”, nga Jason Aladean.
Justin Timberlake është nderuar me çmimin e Inovatorit, pasi viteve të fundit ka sjellë mjaft shumë risi në muzikën moderne por gjithashtu edhe në aktrim dhe komedi. Ndërsa gjatë mbrëmjes krahas Rihannas, kanë performuar edhe Swift e Madonna, Jamie Foxx e Chris Brown, Kelly Clarkson, Jason Derulo e të tjerë.































































