LAJMI I FUNDIT:

Përforcime të mëdha të Vllaznisë së Pozheranit (Foto)

Përforcime të mëdha të Vllaznisë së Pozheranit (Foto)

KF Vllaznia e Pozheranit të mërkurën ka zyrtarizuar transferimin e tre lojtareve të rinj.

Elbasan Thaqi është transferuar nga Ferizaj, Alban Regjepi nga Drita dhe Shkumbim Salihu nga Ferizaj. Prezantimi i tyre është bërë te stadiumi i qytetit, “Ibrahim Kurteshi”.


“Shumë shpejt priten të zyrtarizohen edhe dy transferet e reja, Ardian Selimi dhe Labinot Shabani të cilët kanë arritur marrëveshje me klubin, mirëpo nuk kanë mundur të jenë të pranishëm sot gjatë publikimit të transferove”, thuhet në një njoftim të klubit.

Klubi gjithashtu ka arritur marrëveshje edhe me dyshen afrikane, Muhamed Bangura dhe Andre Kamara që pritet të jenë në Pozheran të dielën në mbrëmje.

Njëherësh, pos këtyre transferimeve, ditët në vijim pritet që të publikohen edhe dy emra të rinj.

Drama e barazhit i takon Vllaznisë së Pozheranit, "Tigrat" sigurojnë inkuadrimin në Superligë pas ekzekutimit të penalltive
Lexo po ashtu Drama e barazhit i takon Vllaznisë së Pozheranit, "Tigrat" sigurojnë inkuadrimin në Superligë pas ekzekutimit të penalltive

Kujtojmë që befasia më e këndshme e Ligës së Parë nga edicioni i kaluar, Vllaznia e Pozhoranit, e përfundoi kampionatin në pozitën e tretë në tabelë në Ligën e Parë, ndërsa në barazh triumfoi ndaj Ferizajt dhe u inkuadrua në elitën e futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori