LAJMI I FUNDIT:

Përfito nga çmimi i hershëm i shitjes së biletave

Përfito nga çmimi i hershëm i shitjes së biletave

Është hapur zyrtarisht procesi i shitjes së biletave për Konventën e IV-të: SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT.

Konventa do të mbahet me 23 Tetor 2021, e cila do të organizohet në dy forma: live dhe online. Iu takon juve të bëni përzgjedhjen se si dëshironi të na bashkoheni këtë vit.


Konventa do të mbahet në Golden Imperial në Prishtinë.

Spikerët dhe temat që do të trajtohen do të iu ndihmojnë në aftësimin personal dhe profesional si dhe në përgatitjen tuaj në fushën e ndërmarrësisë.

Këtë vit kemi dy lloje të biletave:

  1. Çmimi i biletës për prezencë LIVE në event është nga 125.00 € në 67.00 € (Early Booking);

  2. Çmimi i biletës për pjesëmarrje ONLINE është nga 65.00 € në 37.00 € (Early Booking).

Nëse dëshironi të përfitoni akoma më shumë, ateherë mund të përfitoni ekstra zbritje nga biletat grupore 5% apo 10 %, varësisht nga grupi prej sa personave përbëhet. Numri i vendeve për prezencë LIVE është i limituar!!!

Sipas masave të lejuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pjesëmarrësitë duhet të jenë të pajisur më Kartonin shëndetësor, i cili na ndihmon në verifikimin e vaksinimit tuaj, ose PCR testin e vlefshëm sipas masave të lartë cekura.

Në rast se masat ndryshojnë dhe kufizohemi më shumë, duke mos u lejuar vijimi në sallë për ndjekje të Konventës, atëherë ata që kanë paguar biletë LIVE, do të fitojnë EKSTRA një biletë shtesë falas për ndjekje Online të eventit dhe materialet tjera të Konventës me postë.

Nxitoni të bëni rezervimin e vendit tuaj, duke plotësuar këtë formularë:

https://tinyurl.com/wkwdrnmy

Kontaktoni në:

049 893 693 apo 049 893 888

suksesieshteqellimiyt@gmail.com