Limoni përmban vitamina C, një antioksidant, i cili mbron qelizat kundër efekteve të radikaleve të lira. Radikalet janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimet, ose kur ka ekspozime ndaj ambientit si p.sh. ndaj duhanit, tymrave dhe rrezatimit.
Vitamina C është e rëndësishme për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. Ajo përshpejton shërimin dhe ndihmon trupin të përthithë hekurin. Vitamina C gjendet në fruta dhe perime. Një burim i mirë janë specat e kuq jo djegës, specat jeshil, qitrot, agrumet, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile.
Disa njerëz mund të kenë nevojë për vitaminë C ekstra, p.sh. gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, njerëzit që pinë duhan, njerëzit që dalin nga një operacion etj.
Limoni është një nga frutat më të rëndësishme në planet pasi mbron nga shumë tipe sëmundjesh. Limonat përmbajnë bioflavonoid, pektinë, acid folik, vitamina C, A, B1, B6, kalium, magnez dhe fosfor. Ky frut i shkëlqyer ka efekte shumë të mëdha për zorrët, stomakun, sistemin imunitar dhe për shëndetin kardiovaskular.
Nëse konsumoni limona rregullisht, mund të parandaloni sëmundje si laringit, bronkit, grip, artrit, tension i lartë i gjakut, infeksione bakteriale dhe gurët në veshka. Sipas kërkimeve të fundit, limoni mund të parandalojë kancerin.
Shumë njerëz e përdorin ujin me limon edhe si një zëvendësues të kafesë, ndaj, nëse po përpiqesh t’i largohesh sadopak kafeinës, uji i ngrohtë me limon mund të të ndihmojë në këtë proces. Më poshtë do të lexoni 10 arsyet se pse duhet të pini rregullisht ujë me limon përgjatë ditës:
1-Reduktohet risku për infarkt në zemër.
2-Pastron lëkurën dhe redukton shenjat e plakjes, duke përfshirë edhe eliminimin e rrudhave.
3-Përmirëson humorin dhe ekuilibron emocionet.
4-Përmirëson shenjat e inflamacionit dhe vepron si një reduktues i dhimbjes së lehtë.
5-Lehtëson infeksionet e traktit urinar.
6-Parandalon dehidratimin dhe lodhjen e veshkave.
7-Parandalon lodhjen e trurit në punë, apo në shkollë.
8-Forcon sistemin tuaj imun.
9-Pastron organet e brendshme dhe i ndihmon ato të funksionojnë në mënyrë optimal.
10-Nxit funksionimin normal të aparatit tretës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes