LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja në konkurrencën e femrave luan kundër Holandës

Përfaqësuesja në konkurrencën e femrave luan kundër Holandës
(Foto: ffk-kosova.com)

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Holandës që zhvillohet të martën në mbrëmje në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Holandezet janë kampione evropiane dhe nënkampione botërore, derisa tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropian, ku në tetë ndeshje në Grupin A kanë arritur po aq fitore.


Në takimin e sotëm, ato janë favorite absolute. Megjithatë, futbollistet dardane pas barazimit si mysafire kundër Turqisë (0:0) synojnë që të kenë paraqitje sa më të mirë në duelin e nesërm, edhe pse janë të vetëdijshme për nivelin e lartë të kundërshtareve.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në konferencën për media përzgjedhësja Afërdita Fazlija, kapitenia Edona Kryeziu dhe portierja Florentina Kolgeci kanë folur rreth ndeshjes së nesërme, duke e vlerësuar Holandën për kualitetin që ka, por me shpresë se do të arrijnë të shkaktojnë befasi duke nxjerrë rezultat pozitiv.

“Në përgjithësi situata dhe atmosfera në ekip është̈ e mirë. Megjithatë̈, kemi disa telashe shkaku i formacionit pasi për këtë ndeshje mungojnë tetë lojtare që kanë qenë bartëse kryesore të 11-shes së parë”.

(Foto: ffk-kosova.com)

“Gjashtë lojtare kanë munguar edhe në ndeshjen ndaj Turqisë. Realisht Holanda është një ndër kombëtaret që vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe dhe është kampion evropian dhe nënkampion bote, andaj do të jetë tejet e vështirë për ne”, ka thënë Fazlija.

Kapitenia Edona Kryeziu ka thënë se pa marrë parasysh kundërshtarin punojnë me përkushtim çdo herë për paraqitje sa më të mirë.

“Edhe lojën me Estoninë kemi qenë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor, por kemi treguar se mund t’ia dalim. Kësaj radhe kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të mundohemi të nxjerrim më të mirën e mundshme”, është shprehur Kryeziu.

(Foto: ffk-kosova.com)

Ndërkohë, edhe portierja Florentina Kolgeci, e cila ishte njëra ndër më të merituarat për barazimin e para pak ditëve në Turqi ka thënë se në këtë ndeshje nuk hyjnë të dorëzuara.

“Si ekip nuk i frikësohemi askujt. E dimë që jemi kombëtare e re por do të mundohemi t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari. Holanda ka ekip shumë të fortë, por asnjëherë nuk hyjmë në fushë të dorëzuara”, ka thënë Kolgeci.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori