LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll shpall listën për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll shpall listën për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Bujar Qerimi ka shpallur të martën listën me emrat e hendbollistëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën.

Përfaqësuesja jonë e pret Bosnjë-Hercegovinën më 8 mars në Prishtinë, ndërsa ndeshja tjetër me boshnjakët është më 12 mars në Tuzlla.


Kosova e Bosnjë-Hercegovina janë në Grupin 7 të kualifikimeve për Euro 2024. Të dy përfaqësueset i kanë humbur ndeshjet e para, ndërsa ndeshjet e ndërsjella vlerësohen vendimtare për vendin e tretë, që mund të dërgojë në Evropian.

Synimi i Përfaqësueses sonë është vendi i tretë në grup, ndërsa shumë e rëndësishme vlerësohet ndeshja e 8 marsit në Prishtinë. Ekipi grumbullohet më 5 mars në Prishtinë. Selektori Qerimi ka ftuar 19 lojtarë në grumbullim.

Ka të rikthyer e po ashtu emra të rinj. Janë kthyer kapiteni Valon Dedaj, Bujar Ramosaj e Shaban Zogaj, ndërsa Ardin Berisha e Elvir Muqa janë emra të rinj në Kombëtare. Mali i Zi dhe Sllovenia udhëheqin në grup me nga katër pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori