LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e femrave me forca vendore, por me optimizëm përgatitet për ndeshjen kundër Estonisë

Përfaqësuesja e femrave me forca vendore, por me optimizëm përgatitet për ndeshjen kundër Estonisë

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Estonisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

Para stërvitjes në konferencë për media përzgjedhësja, Afërdita Fazlija dhe lojtaret Edona Kryeziu dhe Erëleta Memeti, kanë shfaqur optimizmin për fitore, edhe pse kanë vu në pah mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje.

Përzgjedhësja Fazlija pret që futbollistet që do të paraqiten në fushën e lojës do të japin maksimumin, derisa theksoi se në bazë të grupit dhe në bazë të rrethanave ende janë brenda objektivit pasi deri në fund të ciklit kualifikues janë edhe pesë ndeshje.

Ndërkaq, kapitenia Edona Kryeziu theksoi se në ndeshjet e fundit 70% e ekipit të parë kanë qenë lojtaret nga Diaspora, kurse këtë herë Kombëtarja do të bazohet në lojtare nga kampionati vendor dhe për këtë arsye e ka vlerësuar si ndeshjen më të vështirë të këtij cikli.

Në anën tjetër, njëra nga dy futbollistet e vetme nga klubet evropiane që ka arritur të vijë në këtë ndeshje, Erëleta Memeti ka thënë se beson te fitorja pa marrë parasysh se kanë mungesa të shumta.

Deklaruan pas stërvitjes:

Afërdita Fazlija: Për këtë grumbullim kemi pasur shumë peripeci, ngase kemi qenë të kufizuar vetëm në lojtare nga kampionati vendor. Madje, është dashur që edhe para grumbullimit t’i bëjmë testet për Covid-19 dhe realisht deri pas daljes së rezultateve nuk kemi qenë të sigurt se cilat lojtare do t’i kemi në dispozicion. Prandaj, ky grumbullim nuk ka dallim prej jetës aktuale që po e kalojmë gjithsecili prej nesh si pasojë e pandemisë. Jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në botë pandemia e ka prekur më shumë futbollin e femrave. Përveç lojtareve të Mitrovicës që kanë stërvitur në grup, lojtaret e tjera janë përpjekur ta mbajnë formën e tyre vetëm me stërvitje individuale, prandaj ajo që më brengos më shumë është se sa do të arrijmë të jemi në nivelin e duhur fizikisht. Estonia është një ekip solid dhe që ka përvojë shumë më të gjatë se ne, por ne nuk do të jemi indiferent dhe do të hyjmë për fitore. Prej sot optimizmi është edhe më i madh, ngase na janë bashkuar Erëleta Mehmeti dhe Edona Kastrati.

Erëleta Mehmeti: Ndeshjen e parë në Estoni e kemi fituar 2:1. Besoj se edhe këtë herë do të fitojmë, edhe pse do të na mungojnë shumë lojtare. Personalisht jam e lumtur që ia dola t’i bashkohem ekipit, ndonëse me shumë vështirësi për shkak të pandemisë. Tani na mbetet që të punojmë në stërvitje sa më shumë dhe të shfaqemi ekip sa më kompakt gjatë lojës.

Edon Kryeziu: Ndeshjen e parë kundër Estonisë e kemi fituar edhe pse me mjaft vështirësi. Tani situata është më ndryshe sepse luajmë me lojtare vendore, por do të mundohemi maksimalisht për të fituar. Sigurisht se nuk do të jetë aspak e lehtë për t’ia arritur këtij qëllimi sepse kemi mungesa të shumta dhe po ashtu edhe disa prej lojtareve nuk kanë zhvilluar kohë të gjatë ndeshje dhe as stërvitje në grup. Sidoqoftë, tek secila prej nesh ka optimizëm dhe do të bëjmë çmos për ta mbyllur suksesshëm këtë ndeshje.

Donjeta Halilaj: Stërvitjet po shkojnë shumë mirë, derisa optimizmi për sukses është i madh. Ndonëse po thuajse i gjithë ekipi do të jetë më lojtare nga kampionati vendor, kam besim se angazhimi do të jetë maksimal nga të gjitha lojtaret që do t’u jepet mundësia për lojë. Tash mbetet që ta përgatisim lojën sa më mirë gjatë dy ditëve të ardhshme dhe pastaj fusha e lojës të dëshmojë nëse do t’ia dalim që edhe me këtë fond të lojtareve të arrijmë fitore.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori