LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e basketbollit Kosova U-15 bën stërvitje intensive për turneun ndërkombëtar në Prishtinë

Përfaqësuesja e basketbollit Kosova U-15 bën stërvitje intensive për turneun ndërkombëtar në Prishtinë
(Foto: FFK)

Basketbollistët e Kosova U15 prej ditës së hënë e deri të premten do të zhvillojnë stërvitje intensive në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për turneun ndërkombëtar që do të organizohet prej 6 deri më 8 prill në Prishtinë, në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Evropës.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.


Stërvitjet do të mbahen në palestrën e kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence”, aty ku edhe do të zhvillohet turneu.

Njëherësh ky është aktiviteti i fundit i këtij projekti dyvjeçar, në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, derisa në vizitë do të jetë edhe një delegacion i Federatës Turke të Basketbollit, pasi që kjo e fundit është edhe udhëheqëse e projektit.

Kryetrajnerit Ibrahim Karabeg, do t’i asistojnë trajnerët Lorik Kllokoqi dhe Gyltekim Selimi.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, dhe tani është radha e përmbylljes së projektit dhe evaluimit të tij nga menaxherët e katër federatave, e kjo do të ndodh në Prishtinë gjatë zhvillimit të turneut.

Gjeni më poshtë listën e Kosova U-15:

1. Don Polloshka
2. Adrian Kika
3. Albin Berisha
4. Blend Mehana
5. Drilon Shala
6. Dion Sheqiri
7. Bledar Thaqi
8. Fisnik Kraki
9. Genis Mati
10. Renat Berisha
11. Enis Morina
12. Shpat Mustafa
13.Shpat Syla
14. Nart Jashari
15. Drinor Gashi

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori