LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e BE-së miratojnë masën disiplinore ndaj Italisë

Përfaqësuesit e BE-së miratojnë masën disiplinore ndaj Italisë

Përfaqësuesit e qeverive të Bashkimit Evropian mbështetën të enjten një masë disiplinore kundër Italisë mbi borxhin e saj, tha një zyrtar i BE për Reuters, pavarësisht se nga Roma po vijnë shenja kompromisi.

Komiteti Ekonomik dhe Financiar i Këshillit të BE-së miratoi një amendament që thotë se një procedurë disiplinore e bazuar në borxhet, ndaj Italisë “është e garantuar”, tha zyrtari.


Masa i lejon Komisionit Evropian të rekomandojë hapjen zyrtare të një procedure disiplinore kundër Italisë për buxhetin e saj tepër ekspansionist të vitit 2019, me Romën që nuk zvogëlon borxhin e madh të vendit, siç kërkohet nga rregullat e BE.

Vendimi vjen një ditë pasi ministri italian i ekonomisë, Giovanni Tria tha se qeveria e tij po kërkonte mënyra për të ruajtur shpenzimet publike, duke mbështetur rritjen ekonomike, që të shmangë masat disiplinore.

Pas një rekomandimi të Komisionit, qeveritë e BE do të duhet të fillojnë formalisht procedurën, e cila mund të çojë në sanksione financiare dhe do ta mbante Italinë në qendër të vëmendjes së tregut për një periudhë të zgjatur.