LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e katër komunave në veri fillojnë takimin e përbashkët

Përfaqësuesit e katër komunave në veri fillojnë takimin e përbashkët

Përfaqësuesit e katër komunave veriore me shumicë serbe kanë filluar një takim të përbashkët, ku temë diskutimi do të jetë situata politike dhe ajo e sigurisë në veri.

Takimi po mbahet në veri të Mitrovicës. Në këtë takim do të bisedohet edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në fillim të takimit u fol për aksionin e policisë në veri, duke e quajtur si vandal dhe të realizuar ndaj serbëve të paarmatosur.