Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë thonë se një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të shmangte krizat e ngjashme me ato të fundvitit të kaluar në veriun e vendit që lanë pas vetes pasoja negative në aspekte të ndryshme ekonomike e posaçërisht në nxitjen e investimeve të huaja.
“Një sfidë që ne e shohim dhe urojmë të mos ndodhë është përsëritja e krizave të mundshme në aspektin e sigurisë siç i kemi parë në fund të vitit 2022 meqë ato pastaj ndikojnë edhe në gjendjen e përgjithshme edhe sa i përket konsumit e nivelit të besueshmërisë që qytetarët mund të kenë në përgjithësi por edhe në imazhin e vendit karshi investitorëve të jashtëm por edhe nxitjen ose pengimin e investime të jashtme”, tha kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
“Fundviti na gjeti me një problem tjetër, me një sfidë tjetër që ishte në Mitrovicë edhe që ndikoi edhe te biznesi sidomos te aspekti i investitorëve sepse Serbia në këtë drejtim kujdeset shumë mirë që të krijojë sa më shumë negativitet për Kosovën dhe pasiguri, ndërkohë që siguria ekziston në Kosovë për investime”, thotë Skënder Krasniqi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Zeka shprehet se përmbyllja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe rrjedhimisht eliminimi i krizave të brendshme do të pasqyronin qëndrueshmëri për investitorët e mundshëm të huaj në Kosovë.
“Për shkak se në rastin tonë një çështje e tillë e pazgjidhur natyrisht se ndikon edhe në aftësinë tonë për të bindur investitorët seriozë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Investitorët e sidomos kompanitë e mëdha globale përgjatë analizave të tyre natyrisht që marrin parasysh faktorët politik edhe çështjet e hapura të politikës së jashtme të Kosovës në këtë rast na pamundësojnë që të bindim investitorët seriozë që të vijnë”, shprehet ai.
Nxitja e investimeve të huaja në Kosovë vlerësohet si një nga sfidat ekonomike për vitin 2023, krahas problemeve me shkallën e lartë të inflacionit të nxitur nga agresioni rus në Ukrainë.
Ekspertët thonë se kriza ekonomike në vend pritet të vazhdojë edhe këtë vit, me gjithë parashikimet se shkalla e inflacionit pritet të bie nga fundi i vitit apo fillimi i vitit të ardhshëm.
“Ajo çfarë mund të presim të shohim edhe më tej është një vazhdim i normave të larta të inflacionit edhe përgjatë vitit 2023, sidomos në tre çerek mujorët e parë të vitit, pastaj ndoshta një fillim të stabilizimit të çmimeve nga fundi i këtij viti dhe ndoshta rregullim të plotë në fillim të vitit 2024. Kjo mund të jetë një nga sfidat më të mëdha, sfida pra e kostos së lartë të jetesës me të cilët qytetarët e vendit janë përballur edhe përgjatë vitit të kaluar”, thotë Zeka.
Pasojat e kësaj situate do të pasqyrohen në aspekte të ndryshme të ekonomisë së vendit.
“Kjo pastaj ndikon edhe në fuqinë blerëse, në qarkullimin e bizneseve, në aftësinë e tyre për të ruajtur vendet e punës, aftësinë e bizneseve për të paguar detyrimet ndaj shtetit dhe rrjedhimisht edhe në aftësinë e shtetit për të mbledhur të hyra buxhetore. Kjo pastaj mund të përkthehet në më pak shërbime publike, në më pak investime kapitale, gjë që ndoshta në rrethana tjera në këtë vit nuk bën dallim sepse edhe në vitin e kaluar investimet kapitale të zbatuara nga ana e shtetit kanë qenë në minimum, kështu që shpresojmë që së paku në këtë aspekt do të kemi një përmirësim gjatë vitit 2023”, potencon ai.
Krasniqi pohon se Qeveria duhet të përqendrojë politikat e saj në rritjen e prodhimit vendor, për të ulur shkallën e inflacionit e cila është pasojë e trendeve botërore dhe prek më shumë vendet me import të lartë si Kosova.
“Shpresojmë që qeveria meqë ka një buxhet më të mirë se vitet e kaluara do të investojë më shumë në prodhimin vendor dhe në krijimin e klimës dhe ofertave për të investuar në Kosovë në mënyrë që të kemi rritje dyshifrore, çdo rritje një shifrore praktikisht e len në zero zhvillimin ekonomik, nuk është e mjaftueshme rritja njëshifrore për shkak se kemi papunësi jashtëzakonisht të madhe”, tha Krasniqi.
Banka Botërore në një raport të publikuar të martën mbi ekonominë globale, ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon në vitin 2023, përkatësisht 3.7 për qind.
Por, sipas të dhënave të këtij raporti gjatë vitit 2021, Prodhimi i Brendshëm i Kosovës vazhdoi të jetë më i ulëti në rajon, saktësisht 5 mijë e 269 dollarë për kokë banori. /VoA/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
50 mijë punëtorë në vit, çfarë fuqie punëtore dhe kualifikime po kërkon Gjermania nga vendet e Ballkanit?

Udhëtim falas çdo 15 minuta me autobus, nga rrethi i flamurit deri në Prishtina Mall dhe anasjelltas

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t'i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Gjermania miraton Projektligjin që lejon ardhjen e 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani, këto janë lehtësimet për t'u pajisur me vizë

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Në Big Brother VIP Albania do të rikthehen katër nga banorët e eliminuar

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Rrëfimi për lundrimin e parë të pasagjerëve rreth botës që u bë 100 vjet më parë