LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, Schmidt: Shpërbërja e Bosnjës do të ndikonte edhe në çështjen Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, Schmidt: Shpërbërja e Bosnjës do të ndikonte edhe në çështjen Kosovë-Serbi

Nëse një Bosnjë multi-etnike shtyhet drejt shpërbërjes, kjo do të ketë në mënyrë të pashmangshme një ndikim në konflikte të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, si ai midis Serbisë dhe Kosovës, tha për Reuters, i dërguari për paqe në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt.

Politikani gjerman, Schmidt, i cili është Përfaqësues i Lartë ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë, tha këtë javë se marrëveshja e paqes që i dha fund luftës së vendit në vitet 1990 rrezikohet të shpërbëhet nëse komuniteti ndërkombëtar nuk merr masa për të ndaluar separatistët serbë.


Ai i referohej lëvizjeve të udhëheqjes serbe të Bosnjës që synonin zhbërjen e institucioneve kryesore shtetërore si forcat e armatosura të përbashkëta, autoriteti i taksave indirekte dhe organi më i lartë gjyqësor, si dhe institucione të tjera.

“Trazirat në këtë rajon do të ndikojnë edhe në çështjen e marrëdhënieve të vështira ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në të njëjtën mënyrë apo të ngjashme”, tha Schmidt, transmeton Telegrafi.

“Serbia duhet të ketë interes që Bosnje-Hercegovina të qëndrojë e bashkuar”, tha ai, duke shtuar se rruga e Beogradit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian mund të ndikohet rëndë nga paqëndrueshmëria në Bosnje, ku ajo mbështet serbët etnik.

I pyetur nëse ekzistonte një mundësi reale e shpërbërjes së Bosnjës, Schmidt tha se nuk ishte një rrezik i afërt. “Por nëse degradimi i traktatit të Dejtonit vazhdon… ekziston rreziku që vendi të shpërbëhet”, shtoi ai.

Marrëveshja e paqes e Dejtonit e sponsorizuar nga SHBA, e nënshkruar në 1995, i dha fund luftës 3-vjeçare midis serbëve të Bosnjës, kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë duke e ndarë vendin përgjatë vijave etnike në dy rajone autonome – Republika Serbe e mbizotëruar nga serbët dhe Federata e përbashkët nga kroatët dhe boshnjakët.

Ndërsa, Schmidt tha se ai ende shpresonte që presioni ndërkombëtar do t’i lëvizte zhvillimet në një “drejtim të arsyeshëm”, ndërkaq, vija e kuqe do të ishte tërheqja e Republikës Serbe nga forcat e përbashkëta të armatosura dhe krijimi i ushtrisë së saj të veçantë brenda Bosnjës, siç njoftoi lideri serb i Bosnjës. Milorad Dodik.

“Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë … atëherë ne në komunitetin ndërkombëtar do të duhet të mendojmë shumë, shumë, shumë seriozisht se si mund të ecim përpara”, tha Schmidt.

Ai tha se përdorimi i fuqive të tij gjithëpërfshirëse për të shkarkuar zyrtarë dhe për të vendosur ligje do të ishte zgjidhja e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori