LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësues të SHGM-së u takuan me Përfaqësuesin e Lartë të OSBE-së për Lirinë e Medias

Përfaqësues të SHGM-së u takuan me Përfaqësuesin e Lartë të OSBE-së për Lirinë e Medias

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, kryetari Naser Selmani dhe drejtori Dragan Sekullovski, dje në Shkup takuan Përfaqësuesin e Lartë për Lirinë e Medias të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Harlem Dezir, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit ato biseduan për sigurinë e gazetarëve, legjislacionin mediatik dhe për reformën e Radiotelevizionit të Maqedonisë.


Kryetari i SHGM, Selmani e informoi Dezir për sigurinë e gazetarëve, e cila vitin e kaluar është përmirësuar sepse numri i sulmeve ka rënë ndjeshëm, dhe këtë vit për herë të parë gjykata ka dënuar qytetar me gjashtë muaj burg për sulmin e dy gazetarëve vitin e kaluar.

Selmani shprehu shqetësimin se në Maqedoni vazhdon politika e mosndëshkimit për sulme ndaj gazetarëve. Nga afër gjashtëdhjetë sulme që kanë ndodhur në gjashtë vitet e fundit, 13 sulme nuk janë sqaruar fare, ndërsa në lëndët tjera hetimet janë ende në fillim.

Ai u ankua se policia ka praktikë të keqe për të paraburgosur gazetarët në stacionin e policisë pa ndonjë arsye serioze, ndërsa MPB nuk i heton këto raste që të përcaktojë rrethanat në të cilat gazetarët paraburgosen. Ai tha se në vendet demokratike liria e mediave nuk mund të kufizohet me vendime arbitrare të pjesëtarëve të policisë.

Në lidhje me ndryshimin e legjislacionit, Selmani përshëndeti gatishmërinë e Qeverisë, pas referendumit, të tërheqë amendamentet e diskutueshme të Kodit Zgjedhor dhe kërkoi ndihmë nga Përfaqësuesi i Lartë në procesin e ndryshimit të legjislacionit të medias, me qëllim që ai të përputhet me standardet evropiane.

Kryetari i SHGM tha se do të angazhohet për reformë serioze në Radiotelevizionin e Maqedonisë, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së raportimit të mediave për çështjet që lidhen me jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë i OSBE-së u zotua për të monitoruar nga afër situatën e lirisë së mediave në Maqedoni dhe për të bashkëpunuar me autoritetet lokale që të adresojë të gjitha shqetësimet e gazetarëve të Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori