LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesi në TikTok që pretendon se ka udhëtuar në kohë – ndan pamje nga ‘viti 2027’ ku thotë se ‘është njeriu i vetëm në botë’

Përdoruesi në TikTok që pretendon se ka udhëtuar në kohë – ndan pamje nga ‘viti 2027’ ku thotë se ‘është njeriu i vetëm në botë’

Një përdorues i TikTok ka filmuar veten duke ecur nëpër rrugë të zbrazët dhe pretendon se po shfaq pamje nga viti 2027 ku ai është “njeriu i fundit në botë”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e publikuar nga vetë ai është shikuar më shumë se 60 mijë herë dhe përdoruesi Javier @unicosobreviviente tani ka gjashtë milionë ndjekës që presin me padurim përditësimet mbi “situatën” e tij të pazakontë.


Në videon, të cilën ai e quan “dita e 219 i vetëm në botë”, ai ecën nëpër një rrugë të zbrazët në Spanjë, ku makinat e parkuara rreshtohen buzë rrugës.

@unicosobreviviente##Quetehacellorar 🙏🏻♬ Amapolas – Leo Rizzi

Ai pastaj shëtit nëpër sheshin e lojërave të braktisur të fëmijëve dhe kaloi disa apartamente pa parë asnjë njeri.

Në shumë nga videot e tij, Javier pretendon të jetë një “udhëtar në kohë” nga vetëm gjashtë vjet në të ardhmen, dhe derisa shumë njerëz duket se e besojnë atë, të tjerë kanë vënë në pah mospërputhje në disa nga pamjet.

@unicosobreviviente🙏🏻 @jbalvin 🙏🏻♬ In Da Getto – J. Balvin & Skrillex

Një përdorues tha se ata panë varka që linin shtigje në oqean në sfondin e njërës prej videove dhe dikush tjetër vuri në dukje se dyqanet dhe restorantet bosh që ai vizitoi – duket se ishin të pastra dhe pa pluhur. /Telegrafi/

@unicosobreviviente##unicosobreviviente ##valencia♬ Buscate Otro – JC La Nevula