LAJMI I FUNDIT:

Përdorën teknikën e njëjtë me të cilën zbuluan coronavirusin, shkencëtarët francezë “hasin” në një virus të ri

Përdorën teknikën e njëjtë me të cilën zbuluan coronavirusin, shkencëtarët francezë “hasin” në një virus të ri

Shkencëtarët francezë kanë identifikuar një virus të ri duke përdorur teknikën e njëjtë me të cilën u zbulua coronavirusi, por ata thonë që nuk ka arsye për t’u brengosur që virusi i zbuluar së fundmi do të shkaktojë krizë të re shëndetësore, të ngjashme me atë që e shkaktoi coronavirusi, shkruan France 24.

Reklama

Virusi është zbuluar në një spital jo larg Parisit, tek një grua 58-vjeçe e cila ndërroi jetë nga encefalitisi dhe ka marrë emrin “Cristoli virus”, sipas lagjes ku është zbuluar në afërsi të Parisit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët thonë se është ende herët të nxirren konkluzione se për çfarë është përgjegjës ky virus, sepse gruaja që ndërroi jetë vuante edhe nga disa sëmundje tjera.

Ata theksuan se deri më tani nuk dihet nëse është ky rasti i vetëm, dhe se në të ardhmen nëse ka tjerë mund të kenë një pasqyrë më të qartë lidhur me këtë virus.

“Cristoli virus” i përket llojit të virusëve që zakonisht përhapet nga mushkonjat. E përveç metodës së zbulimit, virusi i ri ka shumë pak gjëra të përbashkëta me coronavirusin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë ATACMS

SHBA do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë ATACMS

Evropa
Shtetas serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në gjykatën malazeze

Shtetas serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në gjykatën malazeze

Mali i Zi
Sulm raketor në selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, pamjet në internet tregojnë tymin e dendur në qytet

Sulm raketor në selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, pamjet në internet tregojnë tymin e dendur në qytet

Evropa
Të shtëna në Suedi, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Të shtëna në Suedi, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Evropa
Momenti kur Ukraina godet për pak sekonda së paku tetë ushtarë rusë afër Bakhmutit

Momenti kur Ukraina godet për pak sekonda së paku tetë ushtarë rusë afër Bakhmutit

Evropa
Ukraina thotë se kreu sulmin raketor në selinë e flotës ruse në Krime

Ukraina thotë se kreu sulmin raketor në selinë e flotës ruse në Krime

Evropa
Kalo në kategori