Është përditësuar së fundmi gjendja e Sandro Tonalit te Milani, pas një shqetësimi që kishte.

Mesfushori mbetet në dyshim vetëm për ndeshjen hapesë ndaj Udineses, ndërsa është i sigurt se do të paraqitet përballë Atalantës.

Testet mjekësore të zhvilluara ditën e sotme përjashtuan një lëndim të rëndë për italianin që mund të rrezikonte të mungonte rreth një muaj, raporton Sky Sports Italia.

Tonali lëndohet në miqësore, mund t’i mungojë Milanit një muaj Tonali lëndohet në miqësore, mund t’i mungojë Milanit një muaj

Gjendja e tij fizike do të monitorohet çdo ditë, por 22-vjeçari mbetet në dyshim për ndeshjen e parë të sezonit të Milanit në Serie A kundër Udineses të shtunën.

Rossonerët kanë filluar të marrin frymë më lirshëm, pasi për një ndeshje edhe mund ta zëvendësojnë, por jo edhe për një muaj.

Reklama

Tonali ishte fantastik në edicionin e kaluar dhe ka filluar të jap shenja se e ardhmja e tij në “San Siro” është e sigurt. /Telegrafi/

Reklama