LAJMI I FUNDIT:

Përcaktohet ngjyra e fanellës së kombëtares shqiptare kundër Zvicrës dhe Rumanisë

Përcaktohet ngjyra e fanellës së kombëtares shqiptare kundër Zvicrës dhe Rumanisë

Shqipëria do të ndeshet me Zvicrën në ndeshjen e parë në Lens më 11 qershor, por ajo ka korrur që tani një fitore të vogël. Zvicra e cila gjithashtu ka uniformë të parë atë të kuqen, është dorëzuar, duke ia lënë atë ta veshin atë ditë shqiponjat e Gianni De Biasit.

Si për të respektuar Francën e modës, kuqezinjtë përgatiten po largohen nga Austria jo më me tuta siç mbërritën, dhe qëndruan kaq ditë, por me imazhin serioz të një skuadre finaliste Europiani.


Si asnjëherë tjetër kuqezinjtë janë të kuruar në çdo detaj sa i përket ketij evenimenti, duke mos i lënë asgjë rastësisë.

Modeli gri me të zezë që u pa në ndeshjen miqësore me Katarin, mori miratimin unanim nga të gjithë, nga pikëpamja vizuale.

Por kjo uniformë është vetëm një nga tre ngjyrat që janë në dispozicion për përfaqësuesen tonë në Europianin e Francës.

Dhe këtu kuqezinjtë duket të kenë fituar duelin e parë ndaj helvetikëve, atë të imazhit.

Sipas burimeve të Federatës futbollistët tani do veshin bluzën e kuqe dhe njëkohësisht duke detyruar kundërshtarët tanë edhe pse gjysmat vëllezër, të luajnë me uniformën e dytë.

Ndërkohë për ndeshjen e dytë, atë kundër Francës është vendosur të respektohet në një farë mënyre vendi organizator, duke veshur ne fanellën e dytë, të bardhën, që të luaj Franca me uniformën e parë të kaltrën.

Po sa i përket betejës së imazhit, vrulli i fundit për kuqezinjtë mbetet për ndeshjen e tretë.

Duke ditur se në tre ndeshjet në grup një fitore të kualifikon është vendosur që kundër Rumanisë do të luajmë me uniformën e zezë që të paktën deri tani, nisur nga ndeshja e Katarit, por edhe në uniformën e mëparshme të zezë, mesa duket konsiderohet nga Federata si ogur i bardhë për ne dhe i zi për fatin e kundërshtarit.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori