LAJMI I FUNDIT:

Ekipi menaxhues për Asociacionin, fjalimi i Gërvallës në Këshill të Sigurimit dhe vendimi për hapjen e urës në Mitrovicë – top lajmet e javës

Ekipi menaxhues për Asociacionin, fjalimi i Gërvallës në Këshill të Sigurimit dhe vendimi për hapjen e urës në Mitrovicë – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas është diskutuar përbërja e Ekipit menaxhues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjersa u bë e ditur pjesë e këtij ekipi është edhe deputetja e Parlamentit të Serbisë, Danijela Vujiçiq.

Kjo ka shkaktuar reagimin e zyrtarëve të Kosovës, gjersa u bë po ashtu e ditur se i njëjti ekip nuk i është përgjigjur thirrjes së ministrit të Kosovë, Elbert Krasniqi për takim.


Po javën që po e lëmë, në një seancë të Këshillit të Sigurimit pati përplasje të ashpër ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë të katër komunave në veri, të premten Kuvendi Komunal në Mitrovicën Veriore vendosi për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Deputetja e partisë së Vuçiqit pjesë e Ekipit menaxhues për Asociacionin, e kishte emëruar ish-ministri Rakiq

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ekipi menaxhues për hartimin e Statutit është bërë temë diskutimi tash e një kohë, gjersa për përbërjen e këtij ekipi menaxhues nuk është diskutuar shumë në të kaluarën.

Ajo që tashmë dihet pas publikimit të disa dokumenteve nga ministri aktual i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është se nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar: Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht.

Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020, në kohën sa me Qeverinë ka udhëhequr Avdullah Hoti. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues.

E Danijela Vujiçiq është deputete në Kuvendin e Serbisë nga radhët e partisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lidhur me përbërjen e Ekipit menaxhues, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se ministri Elbert Krasniqi ka ftuar në takim ekipin menaxhues për hartimin e draft-statutit, por që nuk i janë përgjigjur.

“Ministri im i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i ka ftuar në takim Ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur. Pra, është kjo ministri në kuadër të qeverisë e cila merret për se afërmi me këtë menaxhues për draft-statutin, siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel, e siç është ndryshuar përbërja në qeveri, para se unë të bëhem sërish kryeministër.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk është në interesin e Kosovës ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi siç tha ai  një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit.

“Daçiq është kriminel lufte dhe duhet të dalë para drejtësisë”, “të thërrasin Slloba i vogël” – përplasja e ashpër në Këshill të Sigurimit

Përplasje të ashpër ka pas të enjten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Përplasjes së ashpër i parapriu deklarata e ministrit serb se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe se nuk do ta konsiderojë shtet.

Madje, ai tha se “Kosova është Serbi”.

“Nuk e konsiderojmë shtet Kosovën. Secili shtet e ka “Kosovën e vet”, për këtë arsye secili shtet po çuditet se si duhet t’i qasemi këtij problemi. Ne mendojmë se Kosova është Serbi. Ju nuk pajtoheni. A duhet të fillojmë luftën? Duhet t’u rikujtojmë të gjithëve se Vuçiq nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje”.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Gërvalla, duke thënë se Serbia nuk po mund të pranojë faktin që Kosova është shtet i pavarur.

Ajo e quajti Daçiqin “Sllobodan i vogël”.

“Ju me deklarimet tuaja vetëm sa e treguat që pse njerëzit në Serbi ju kanë quajtur ‘Slloba i vogël’, ‘Sllobodani i vogël’. E kuptoj që jeni i zemëruar dhe këtë gjuhë të juaj e njoh që moti. Ju duhet t’u tregoni qytetarëve tuaj se e keni humbur Kosovën në vitin 1999…”, u shpreh Gërvalla.

“Daçiq është kriminel lufte dhe duhet të dalë para drejtësisë”, “të thërrasin Slloba i vogël” – përplasja e ashpër në Këshill të Sigurimit
Lexo po ashtu “Daçiq është kriminel lufte dhe duhet të dalë para drejtësisë”, “të thërrasin Slloba i vogël” – përplasja e ashpër në Këshill të Sigurimit

Ministrja në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha më tej se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte të kryera në Kosovë.

“Presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, ishte ministër i propagandës për kriminelin e luftës Millosheviq gjatë gjenocidit kundër Kosovës. Dhe në një farë mase ai ende vepron më shumë si një ministër propagande, në vend të një presidenti”.

Ajo tha se “krahu i djathtë i të ashtuquajturit ‘Kasapi i Ballkanit’, kriminelit të luftës Millosheviq, i cili është përgjegjës për luftërat dhe gjenocidet serbe në Bosnje-Hercegovinë, në Kroaci dhe në Kosovë, është njeriu i cili sapo foli para meje. Ky njeri ka gjak pafund në duart e tij, ashtu si presidenti i tij. Nuk ka pasur asnjë fjalë për keqardhje. Në vend të kësaj, ka përbuzje për viktimat, shtrembërim të së vërtetës dhe nderim të vrasësve masiv. Fasada e një politikani ndonjëherë këngëtar nuk e ndryshon të vërtetën historike”.


“Do ta them në shqip dhe do ta them si një fjali të vetme edhe në serbisht: Ivica Daçiq është përgjegjës për vrasje masive, përdhunime si mjet lufte si dhe për krime lufte, dhe ai duhet të sillet para një gjykate për krimet e luftës. Daçiq ishte krahu i djathtë i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. Ai e nderoi atë si një hero dhe u bë pasardhësi i tij. Ai dhe Vuçiq ishin aleatët më të ngushtë të Millosheviqit. Ata janë bashkëpunëtorë të gjenocidit”, tha Gërvalla, transmeton Telegrafi.

Asamblistët në veri të Mitrovicës vendosin për hapjen e urës mbi lumin Ibër, Lista Serbe paralajmëron incidente

Kuvendi Komunal në Mitrovicën Veriore të premten ka marrë vendim për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Një vendim i tillë ka ardhur pas propozimit të delegates Aida Doli për hapjen e urës dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati-Doli, ka thënë se kjo është bërë pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe se është shumë e nevojshme të mundësohet liria e lëvizjes nëpër urën që ndan anën veriore dhe jugore të qytetit, pasi bllokohet komunikacioni për të gjithë qytetarët.

“Po bllokohet komunikacioni. Nënat me fëmijë kanë shumë probleme të lëvizin lirshëm. Është kërkesë e qytetarëve të Kosovës. E kam kërkuar të futet në rend dite. Nuk ka ndonjë tendencë përveç funksionalizimit të kësaj ure, bëhet jeta e mirë për qytetarët”, ka thënë Ferati – Doli

Por, pas vendimit të kuvendit komunal të veriut të Mitrovicës, ka reaguar edhe Lista serbe, të cilët kërkuan që KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të pengojnë zbatimin e këtij vendimi.

“Duam të paralajmërojmë se hapja eventuale e urës padyshim që do të ketë incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe synimi i Prishtinës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Më tej thuhet se ky vendim do të ketë pasoja të mëdha për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën në atë zonë.

Lajçak: S’është koha për ta hapur urën e Ibrit
Lexo po ashtu Lajçak: S’është koha për ta hapur urën e Ibrit

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Ai ka thënë se nuk është koha për të hapur për qarkullim Urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën

“Përderisa flasim, në Mitrovicë ka kërkesë për ta hapur urën dhe atmosfera dukshëm s’është e duhura për këtë. Dua ta shfrytëzoj këtë panel që të dërgoj mesazh se kjo është platforma e duhur (për dialogun). Ky plan është fitore e dyfishtë, ka shumë përfitime për të dyja palët dhe duhet të respektohen vijat e kuqe”, ka thënë Lajçaku, duke iu referuar Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori