LAJMI I FUNDIT:

Për tri vite 24 punëtorë kanë vdekur në vendet e tyre të punës

Për tri vite 24 punëtorë kanë vdekur në vendet e tyre të punës

Prej vitit 2016 deri tash, 24 punëtor kanë vdekur në vendet e tyre të punës.

Shumica e këtyre personave kanë vdekur duke punuar në kushte të këqija dhe pa siguri në punë.


Me gjithë këto probleme, edhe në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe shëndetit në punë. Ani pse kjo tabelë ishte vendosur për të shmangur rrezikun, një muaj më parë, në këtë vend të punës, humbi jetën një 24 vjeçar.

Mungesa e masave mbrojtëse u bë shkaktar që tek rruga B të vdesë një punëtor gjatë marsit.

Por ky rast nuk është i vetmi që për shkak të mungesës së sigurisë, dhjetëra persona vdesin në vendin e punës.

Sipas ligjit punëdhënësi është përgjegjës për të krijuar kushtet e punës të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet.  Ai është i obliguar të bëjë vlerësimin e hollësishëm mbi rreziqet për secilin vend të punës.

Mirëpo ky ligj nuk po gjen zbatim në praktikë. Mungesa e sigurisë në punë, nuk është prezente vetëm në ndërtimtari.

Gjatë muajit shkurt një punëtor i KEK-ut duke punuar nga një lartësi prej 30 metrash, është rrëzuar dhe ka vdekur. Ishte viktima e katërt në vendin e punës për këtë vit, raporton t7.

Ndërsa,  gjatë vitit 2017 kishin humbur jetën 14 persona. Më 2016 në vendin e punës kishin vdekur 9 punëtorë.

E në lidhje me mungesën e sigurisë, Inspektoriati i Punës, gjatë së shtunës, ka ndaluar punimet e një ndërtese në Fushë Kosovë,  për shkak të kushteve të papërshtatshme për punë.

Niveli i ulët i sigurisë , por edhe pakujdesia identifikohen si faktorët kryesorë të aksidenteve në vend të punës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori