LAJMI I FUNDIT:

Për tre muaj mbi 33 mijë vizitorë shkuan në hotele

Për tre muaj mbi 33 mijë vizitorë shkuan në hotele

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2016.

Pjesë e anketës janë 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.18%.


Në TM2 2016 numri i vizitorëve është 33290 vizitorë, prej tyre 36.08% janë vizitorë vendorë dhe 63.92% janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM2 2016 është 49,639, ku 33.28% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 66.72% janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 19162 vizitorë dhe 30565 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj.

Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, SHBA-të, etj. /Telegrafi/