LAJMI I FUNDIT:

Për tre muaj Kosova ka importuar 119.2 GWh, kurse ka eksportuar 106.4 GWh energji elektrike

Për tre muaj Kosova ka importuar 119.2 GWh, kurse ka eksportuar 106.4 GWh energji elektrike

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM1 2018. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 (TM1 2018) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.98 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 657.5 GWh dhe në hidrocentrale ishte rreth 70.0 GWh”, ka njoftuar ASK.


Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, Kosova ka importuar 119.2 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM 1 2018) Kosova ka eksportuar 106.4 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e parë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 136.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 2.8%. /Telegrafi/