LAJMI I FUNDIT:

Për të tretën herë në Pejë, mbahet Festivali i Gjetheve të Arta

Për të tretën herë në Pejë, mbahet Festivali i Gjetheve të Arta

Këtë vit për herë të tretë në qytetin e Pejës, në këtë fundmuaj, do të mbahet Festivali i Gjetheve të Arta FGJA, ku të interesuarit mund të dërgojnë foto, këngë, pikturat dhe poezitë më të mira për ujin, ajrin dhe natyrën, të cilat nuk do të mbesin pa u shpërblyer.

Festivali – unik dhe tradicional – është një organizim i cili është iniciuar dhe mirëmbahet nga Rotary dhe Rotary Club Peja.


Arsyeja se pse ky eveniment mbahet në qytetin perëndimor të Kosovës, lidhet me larushinë dhe bukurinë që e ofron Peja, në ushqimin në natyrë, ngjyra unike, rininë energjike dhe ambientin shumë miqësor.

FGJA i këtij viti, është vazhdimësi e pararendësve të tij, ku gjatë vitit 2015 – kohë kur startoj festivali – në të cilën kishte kryesisht pjesëmarrës nga Kosova, ka vazhduar më pas me vitin 2016, ku pjesëmarrësit ishin nga mbarë globi.

Rotarianët, artistët nga Europa, SHBA, Azia, Kanadaja dhe Afrika, kishin kontribuar duke dërguar foto dhe ndarë me FGJA,  ndryshimin e ngjyrave të gjetheve në vjeshtë.

Vitin e kaluar, respektivisht në edicionin e tretë të FGJA, pjesëmarrësit nga mbarë globi kishin dërguar foto.

Derisa, mundësia që të bëheni pjesë e këtij festivali me këngë, poezi, muzikë dhe foto, sipas Këshillit Organizativ të FGJA, është e hapur deri 29 tetor, të këtij viti.

Organizatorët e kësaj ngjarje, kanë theksuar në njoftimin e tyre se i ftojnë të interesuarit të dërgojnë foto nga vendet e tyre, dhe poashtu ta vizitojnë Pejën dhe të krijoni miqësi të reja. Më tutje në njoftim thuhet se këtë vit, për pjesëmarrësit ndërkombëtar, akomodimi është ofruar falas nga Rotary dhe Rotaract Club Peja, nën moton se Peja dhe Kosova ju mirëpresin.

Për të mësuar më shumë dhe anëtarësuar në Rotary dhe Rotaract Club Peja, vizitoni: ëëë.rotaryclubpeja.org.

Tri fotot më të mira do të shpërblehen në Mbrëmjen Tradicionale të Verës, të organizuar nga Rotary Club Peja me 10 respektivisht 11 Nëntor, të këtij viti:

  1. Shpërblimi i parë – 100 Euro
  2. Shpërblimii i dytë – 50 Euro
  3. Shpërblimi i tretë – 25 Euro

Për pjesëmarrësit ndërkombëtarë, Rotary Club Peja, ofron tri shpërblime speciale:

  1. 14 Ditë akomodimi falas në Pejë, gjatë GLF 2018
  2. 10 Ditë akomodim falas në Pejë, gjatë GLF 2018
  3. 7 Ditë akomodim falas në Pejë, gjatë GLF 2018

Nxitoni, shkrepni kamerat, sepse ngjyrat e gjetheve po ndryshojnë dhe Festivali i Gjetheve të Arta 2017 mirëpret fotot e juaja.

Litafete Elezaj, Kryetare 2017/2018                                                          Melisa Gacaferi, Kryetare, 2017/2018

Rotary Club Peja                                                                                               Rotaract Club Peja