0Shares

Sloane Stephens dhe Madison Keys për herë të parë në karrierë do të takohen në finalen e turneut US Open.

Gjithashtu vlen të theksohet se për herë të parë që nga viti 2002 një nga motrat Williams, Serena dhe Venus nuk do të fitojnë këtë turne prestigjioz amerikan.

Sloane Stephens triumfoi në gjysmëfinale e parë të një Grand Slam në karrierë me rezultat 2:1, në sete 6-1, 0-6 dhe 7.5.

Ndërkaq, Keys mposhti CoCo Vandeweghe me rezultat 2:1, në sete 6-1, 6-2.

Kujtojmë se finalja në kategorinë e femrave do të luhet të shtunën në qytetin e New Yorkut. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)