LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në histori, çmimi i naftës zbret nën nivelin zero

Për herë të parë në histori, çmimi i naftës zbret nën nivelin zero

E hëna ishte një tjetër ditë e zymtë për tregun e naftës. Çmimet ranë nën nivelin zero, duke futur tregjet në një univers paralel ku tregtarët ishin të gatshëm të paguanin 40 dollarë për fuçi vetëm për t’i hequr qafe sasitë e grumbulluara të naftës.

Indeksi i Teksasit Perëndimor, i cili ka qenë pikë referimi për industrinë e naftës amerikane, ku deri më tani asnjë krizë financiare nuk i ka lëkundur çmimet e saj, por aktualisht çmimet kanë rënë nga nga 17.85 dollarë për fuçi në minus 37.63 dollarë për fuçi, përcjell Telegrafi.

Kjo rënie negative, ishte vetëm një veprim ekstrem dhe i papritur kur tregtarët kishin tashmë një marrëveshje për uljen e prodhimit dhe përgatiteshin për skadimin e kontratave në muajin maj. Nga ana tjetër, indeksi i naftës Brent, si pikë referimi për Evropën me bazë në Londër, përfundoi ditën me rënie të ndjeshme, por përsëri ende mbi 25 dollarë për fuçi.

Megjithatë çmimet negative zbuluan gjithashtu një të vërtetë thelbësore në lidhje me tregun e naftës në epokën e Coronavirusit.

Malli më i rëndësishëm në botë po humbet shpejt të gjitha vlerat pasi mbingarkesa po tejkalon rezervuarët, tubacionet dhe magazinat e naftës në botë.

Çmimi i naftës në SHBA bie në nivel rekord
Lexo po ashtu Çmimi i naftës në SHBA bie në nivel rekord

Pas disa javësh mosmarrëveshjeje, anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës janë pajtuar për të ulur prodhimin për rreth 10 për qind edhe pse disa analistë kanë thënë se reduktimi nuk është aq i madh sa për të bërë ndryshime. /Telegrafi/