LAJMI I FUNDIT:

Për shtatë muaj 420 milionë euro nga diaspora

Për shtatë muaj 420 milionë euro nga diaspora

Gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti në formë të remitancave në Kosovë kanë hyrë hiç më pak se 420 milionë euro dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi 40 milionë euro më shumë remitanca.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë muajit korrik në formë të remitancave në vendin tonë kanë ardhur 60 milionë euro dhe nga kjo shumë 13.6 milionë euro kanë ardhur përmes bankave komerciale, 24.6 milionë euro përmes agjencive për transferim të parave, si dhe 21.72 milionë euro përmes rrugëve të tjera, shkruan sot Gazeta “Zëri”.


Gjatë muajit qershor sipas të dhënave të BQK-së shihet se në vendin tonë në formë të dërgesave kanë ardhur 71.1 milionë euro dhe nga kjo shumë 10.1 milionë euro janë dërgesa përmes bankave, 35.2 milionë euro janë transferime përmes agjencive, si dhe 25.7 milionë euro janë mjete që kanë ardhur përmes rrugëve të tjera.

Gjatë muajit maj në Kosovë kanë ardhur në formë të remitancave 67.6 milionë euro, në muajin prill kanë ardhur 57.9 milionë euro, në muajin mars kanë ardhur 64.7 milionë euro, gjatë muajit shkurt kanë ardhur 50.7 milionë euro, si dhe gjatë muajit janar në Kosovë në formë të dërgesave kanë ardhur 48 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori