LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të zgjerimit të coronavirusit, BE-ja evakuon qytetarët e saj nga Kina – do të dërgohen dy aeroplan për ata që duan të largohen nga Wuhani

Për shkak të zgjerimit të coronavirusit, BE-ja evakuon qytetarët e saj nga Kina – do të dërgohen dy aeroplan për ata që duan të largohen nga Wuhani

Bashkimi Evropian pas zgjerimit të coronavisurit, me kërkesë të Francës ka aktivizuar mekanizmin e përbashkët të mbrojtjes civile, me qëllim që t’ju ofrohet përkrahje konsullore qytetarëve të BE-së në Wuhan të Kinës, “foleja” e virusit të ri, kanë bërë të ditur zyrtar të BE-së në Bruksel.

Në anën tjetër Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do të dërgojë dy aeroplanë, për t’i nxjerr nga Wuhani qytetarët e vendeve të BE-së, transmeton Telegrafi.


Ata gjithashtu u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të BE-së, pa dallim nacionaliteti që aktualisht gjenden në rajonin e Wuhanit dhe që dëshirojnë të evakuohen, që të lajmërohen.

Coronavirusi po bëhet çdo herë më vdekjeprurës, deri më tani në Kinë kanë humbur jetën 132 persona – raportohet për mbi 6 mijë të infektuar
Lexo po ashtu Coronavirusi po bëhet çdo herë më vdekjeprurës, deri më tani në Kinë kanë humbur jetën 132 persona – raportohet për mbi 6 mijë të infektuar

Shifrat fillestare flasin për rreth 250 qytetarë francezë që do të transportohen me aeroplanin e parë, dhe 100 qytetarë tjerë të vendeve të BE-së që do të presin të udhëtojnë me aeroplanin tjetër.

“Qendra jonë për koordinimin e situatave po punon pandërprerë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me vendet anëtare, delegacionet e BE-së në rajon si dhe me ambasadën kineze në Bruksel:, ka deklaruar komisioneri për kriza Janez Lenarçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori