LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi po bëhet çdo herë më vdekjeprurës, deri më tani në Kinë kanë humbur jetën 132 persona – raportohet për mbi 6 mijë të infektuar

Coronavirusi po bëhet çdo herë më vdekjeprurës, deri më tani në Kinë kanë humbur jetën 132 persona – raportohet për mbi 6 mijë të infektuar

Nga pasojat e coronavirusit të ri në Kinë, deri më tani kanë humbur jetën 132 persona, kurse të infektuar janë më shumë se 6,056, raporton CNN.

Jashtë Kinës raportohet se janë 70 persona të infektuar që vijnë nga 19 shtete të ndryshme, ku pesë prej tyre janë nga SHBA-të, transmeton Telegrafi.


Disa vende tashmë kanë ndërmarrë masat e evakuimit të shtetasve të tyre nga qyteti kinez Wuhan në provincën Hubei. Në mesin e atyre vendeve janë SHBA-të, Japonia, Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe dhe India.

Siç raportohet, rasti i parë me coronavirus është regjistruar në Tibet, derisa Hong Kongu ka mbyllur kufirin në drejtim të Kinës, duke ndalur edhe trafikun hekurudhor. /Telegrafi/