Në shoqëri me femra të cilat u pëlqejnë, meshkujve u shtohet apetiti.
Nëse nuk besoni, kushtoni kujdes se sa hani herën tjetër kur në darkë jeni me ndonjë bukuroshe, sepse me siguri do të ngopeni së ngrëni.
Deri te ky konkludim kanë ardhur hulumtuesit e Universitetit në Kornvel, duke vëzhguar 150 njerëz të cilët kanë ngrënë në një restorant italian, parim i të cilit është “çdo gjë që mund të hash”.
Kur “eksperimentuesit” përfunduan racionin, plotësuan anketën dhe theksuan se a janë të ngopur dhe si janë ndier gjatë ngrënies.
Konkludimi është ky: femrat kanë ngrënë të njëjtën sasi ushqimi, pa marrë parasysh se me kë kanë qenë ulur. Mirëpo, meshkujt jo. Kur kanë qenë në shoqëri të damave të cilat kanë dashur t’i impresionojnë, kanë ngrënë 93 për qind më shumë pica dhe 86 për qind më shumë perime sesa kur kanë ngrënë kur kanë qenë me pjesëtarë të gjinisë së tyre, transmeton Telegrafi.

Autori i studimit, Kevin Kniffin, thotë se meshkujt hanë për t’u dëshmuar. Kështu që në mënyrë të pavetëdijshme sinjalizojnë përparësinë e vet biologjike, gjë që është paradoksale, sepse marrja e pandërprerë dhe e tepruar e ushqimit tregon tipin i cili femrave nuk u është atraktiv.
Mirëpo, me apetit të mirë meshkujt u dërgojnë sinjale femrave që janë të përshtatshëm dhe tolerantë ndaj ndryshimeve.
Megjithatë, ata të cilët shpesh dalin në takime, studiuesit i këshillojnë që të jenë të vetëdijshëm për këtë, në mënyrë që të kontrollohen dhe t’i shmangen shtimit të peshës trupore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë