LAJMI I FUNDIT:

Për seks të mirë, stërvituni mirë!

Për seks të mirë, stërvituni mirë!

Ushtrimet aerobike duket se ju përmirësojnë më shumë gjëra sesa nivelin e fitnesit.

Një studim i ri i kryer nga ‘TrueBe’ ka analizuar mbi 1,000 persona dhe ka zbuluar se 80% e pjesëmarrësve ndihen më joshës para partnerit si rezultat i ushtrimeve të rregullta fizike, transmeton Telegrafi.


Dhe ka ende lajme të mira kur flitet për ushtrimet fizike dhe seksin: një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se pas një regjimi të moderuar me ushtrime aerobike prej katër hatër herëve në javë, meshkujt kanë deri në 30% seks më shpesh.

Edhe më mirë, ata të cilët kishin ushtruar rregullisht e kishin rritur kohën e aktit seksual për 15%.

Veç kësaj, hulumtimet e publikuara në ‘Eletronic Journal of Human SExuality’ kanë zbuluar se 80% e meshkujve dhe 60% e grave që ushtrojnë tri herë në javë e kanë vlerësuar joshjen e tyre seksuale si “mbi mesataren”.

Përndryshe, si qershia mbi tortë, gjatë seksit ju i digjni pesë kalori për minutë, që do të thotë se edhe kënaqeni, por edhe humbni peshë. /Telegrafi/