LAJMI I FUNDIT:

Për Rekën dhe Pendarovskin marrëveshja e Prespës është rruga për BE dhe NATO, për Siljanovskën është kundërkushtetuese

Për Rekën dhe Pendarovskin marrëveshja e Prespës është rruga për BE dhe NATO, për Siljanovskën është kundërkushtetuese

Si do të anëtarësohet vendi në BE, nëse jeni kundër marrëveshjes së Prespës, nëse keni qëndrim negativ pas këtyre pyetjeve debatuan kandidatët për president të vendit, Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski në debatin e organizuar nga “RTVM”.

Sipas kandidatit Blerim Reka, marrëveshja e Prespës është kompromis me të cilën hapet rruga e vendit drejtë NATO-s dhe BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“E kuptojë vështirësinë me të cilën populli maqedonas e pranoi këtë situatë, ndryshimin e emrit, por bëhet fjalë për kompromis e cila hap rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s”, tha Reka.

Sipas Pendarovskit, marrëveshja e Prespës dhe marrëveshja me Bullgarinë janë historike dhe se e hapin rrugën perspektivën euroatlantike të vendit, duke mos humbur asgjë nga integriteti.

“I mbështes marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë. Në perspektivën historike, marrëveshja e Prespës ishte zgjidhja më e mirë e mundshme për ne, na mundësoi rrugën drejtë Evropës, ndërsa nuk na ka marrë asgjë. Edhe marrëveshja me Bullgarinë është evropiane dhe nuk na merr asgjë nga interesat tona kombëtare”, tha Pendarovski.

Siljanovska dha qëndrim të kundërt. Ajo tha se marrëveshja e Prespës shikohet nga prizma e qeverisje të së drejtës. Marrëveshja e Prespës, siç tha ajo, është jashtë të drejtës kushtetuese të vendit tonë, por edhe kundër ligjore.

“Marrëveshjet janë të duhura, por gjatë marrëveshjeve duhet të ketë kujdes me qeverisjen e së drejtës, ndërsa marrëveshja e Prespës është jashtë jo vetëm të së drejtës kushtetuese, por edhe kundër të drejtës ndërkombëtare”, theksoi Sijanovska./Telegrafi/