Kadastra këtë vit do të bëjë regjistrim falas të të drejtave për pronësi të patundshmërive në 29 komuna të reja kadastrale në mjediset rurale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri, Slavçe Trpeski, sot apelon që të gjithë qytetarët dhe personat juridik të cilët posedojnë pronë në komunat kadastrale të përfshira me programin, të dorëzojnë aplikacion deri te njësia kompetente dhe të ofrojnë dokumentacion adekuat për ta dëshmuar të drejtën për pronësi, siç janë aktvendime, marrëveshje, akte të organeve shtetërore, vendime për trashëgimi, fletë-pronësi. Pas kësaj, Kadastra do të bëjë regjistrim falas të të drejtave për pronësi, thekson ai.
Ai potencon se nëse qytetarët nuk paraqiten, kadastra do të bëjë përpjekje ti identifikojë dhe do ti regjistrojë të drejtat për pronësi, por nuk mund të garantojë se të njëjtat do të regjistrohen saktë, thekson Trpeski.
Me programin e miratuar për këtë vit është paraparë që njësia kadastrale në Veles të bëjë regjistrim falas të të drejtave pronësore për këto komuna kadastrale: Vranovcë e epërme, Jabolçisht i poshtëm, Tetovë, Oreshë, Nezhilovë, Buslicë, Papradishtë dhe Podles, Njësia e Gostivarit do ti regjistrojë të drejtat për këto komuna: Zubovcë, Jellovcë e epërme, Pozharan, Gallatë dhe Nova Sellë 2. Njësiti në Kumanovë do ti regjistrojë të drejtat për komunat kadastrale Pelincë dhe Dllaboçicë, në Makedonski brod janë pvrfshirë komunat Krapa dhe Volçe, në Radovish: Përnalija, Shipkovica, Kozunbar, Koxhalija dhe Shturovë, ndërsa në njësitin e Shtipit: Ebepli, Gaber i madh dhe Gaber i vogël.
Në Maqedoni ka gjithsej 4.047.000 parcela kadastrale, ndërsa 9,9 për qind janë me të drejta të papërcaktuara të pronësisë.
Së bashku me programin e sivjetmë deri më tani janë përfshirë 133 komuna kadastrale, ndërsa me programin e ardhshëm duhet të përfshihen edhe 72 komunat e mbetura./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBuleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak