LAJMI I FUNDIT:

Për programet arsimore të vitit 2017 në Maqedoni janë në dispozicion rreth 2 milionë euro

Për programet arsimore të vitit 2017 në Maqedoni janë në dispozicion rreth 2 milionë euro

Nga 6 250 000 euro në dispozicion për projekte nga Maqedonia, për programet arsimore të vitit 2017 janë në dispozicion rreth 2 milionë euro. Përvoja e deritanishme ka treguar se programe me interes të lartë arsimor janë “Aksion për dije” apo “Programe për magjistratura të përbashkëta”. Afatet kohore për aplikim janë 28 shkurti, respektivisht 16 shkurti i vitit të ardhshëm. Realizues të Projekteve “Ersmus plus” zakonisht janë institucioneve arsimore, si universitete dhe shkollat.

Viti që po lemë pas, është vlerësuar si mjaft i suksesshëm sa i përket shfrytëzimit të mjeteve financiare për realizmin e projekteve nga Programit “Erasmus plus”, i cili financohet nga ana e Këshilli Evropian. Në Agjencinë Nacionale për Arsim Evropian (ANAE), bëjë të ditur se për programin e këtij viti kishin pranuar 328 aplikime, prej të cilave ishin miratuar vetëm 89, shkruan gazeta KOHA.

Realizimi i të njëjtave do të përfundojë vitin që vjen, pasi afatet kohore të këtyre projekteve që financohen nga ky Program janë në kohëzgjatje prej dy vjet. Buxheti që është siguruar për realizimin e 89 projekteve në fjalë, sikurse tregojnë në ANAE, është rreth pesë milionë euro, konkretisht në vlerën prej 4 861 562 euro. Ndërkaq, në rrjedhë e sipër është konkursi për programin “Erasmus plus 2017” dhe për të cilin Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 6 250 000 euro për projektet e të gjitha sferave. Rreth një e treta, apo rreth dy milionë euro e buxhetit të vitit 2017, është në dispozicion të projekte nga sfera e arsimit. Me këtë janë hapur edhe një herë mundësitë për financimin e projekteve të karakterit arsimor dhe sportiv, edhe atë në vlerën e 1 907 400 euro. Pjesa tjetër, 209 100 euro për projektet të të rinjve, 31 800 për sport dhe 10 800 për kategorinë e veçantë “Zhan Mone”.


Vlera e financimit të projekteve do të vendoset në Bruksel, në bazë të vlerësimeve që do të bëhen nga Programi “Erasmus plus” dhe nuk do të ketë një vlerë fikse të njëjtë për të gjitha projektet e një kategorie të caktuar. Konkursi për Propozim – projekte në kuadër të Programit “Erasmus plus”, është i bazuar në Rregulloret e Parlamentit dhe Këshillit të Evropës, për të mbështetur zhvillimin e shteteve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Qëllimi bazë është përafrimi i sistemeve arsimore të këtyre vendeve me ato të BE-së. Për këtë qëllim, PE-ja përmes KE-së ndajnë miliona euro për të mbështetur financiarisht përpjekjet e shteteve jashtë BE-së, duke financuar programe të ndryshme me qëllim lehtësimi dhe përafrimi.

Një prej këtyre programeve është edhe “Erasmus plus” që në 2017-ën do të realizohet me paketa, respektivisht aksioneve të ndryshme. Aksioni kyç për këtë vit është “Mobiliteti për mësim i individit”. Kategoria “Zhan Monet” do të jetë e fokusuar në reformat politike, edhe atë në vënien e dialogut mes të rinjve dhe organeve vendimmarrëse. Ndihmesë në aplikimin dhe realizmin e të gjitha projekteve që financohen nga Evropa në Maqedoni jepen nga Agjencia Nacionale për Programe Arsimore dhe Mobilitet Evropian, e cila ka publikuar edhe kriteret, mundësitë, llojin dhe afatet e konkurrimit.

Në programe me interes të lartë arsimor, sipas asaj që është treguar në të kaluarën, janë kryesisht programet me temën “Aksion për dije” apo “Programe për magjistratura të përbashkëta”, afatet kohore të të cilave janë 28 shkurti, respektivisht 16 shkurti i vitit të ardhshëm. Realizues të Projekteve “Ersmus plus”, rëndom janë institucioneve arsimore, si universitete dhe shkollat. Mirëpo, mund të jenë edhe institucione, si Qendra për Arsim të të Diturve, Qendra për Arsim Profesional, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Agjencia për Rini dhe Sport, organizata joqeveritare që kanë në fokus çështjet e arsimit, rinisë dhe sportit dhe të ngjashme.

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori