Për më pak se dy vite, 22.6 milionë euro humbje në veri- serbët nuk e paguajnë rrymën
Në më pak se dy muaj e deri dje, mos-pagesa e energjisë elektrike në pjesën veriore të vendit, Kosovës i ka shkaktuar një humbje prej 22.6 milionë euro. E gjithë kjo, është barrë për buxhetin e shtetit. Ndërkaq, ende nuk është licencuar kompania që do të fillojë inkasimin në atë pjesë, përkundër që ishte arritur si marrëveshje 6 vite më parë.
Ndonëse në 2013 u arrit marrëveshja për zgjidhjen e problemeve energjetike në pjesën veriore të Kosovës, kjo marrëveshje as sot nuk po gjen zbatim.
Pjesë e marrëveshjes ka qenë të regjistrohet një kompani ku pronarë të jetë transmisioni serb, në mënyrë që të fillojë inkasimi. Në uebfaqen zyrtare të ARBK-së kjo kompani veçse figuron e regjistruar nga nëntori i 2018 mirëpo akoma nuk është licencuar.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e cila duhet ta licencojë kompaninë në fjalë në një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjini ka thënë se nuk kanë marrë aplikim për licencim.
“Deri më tani në ZRRE ende nuk kemi pranuar një aplikacion, ashtu siç kërkohet me Ligjet dhe rregullat në fuqi, nga ndonjë kompani për furnizim në Veri të vendit. Arsyet nuk mund t’i dijë Rregullatori por duhet të kërkoni sqarime nga kompania ose nga palët të cilave po ju referoheni për marrëveshjen e arritur”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.
Ndërkohë RTV Dukagjini ka kontaktuar me përfaqësuesin e autorizuar nga kompania Drustvo Elektrosever mirëpo ky i fundit në përgjigjen me shkrim ka thënë se nuk është i autorizuar të jap përgjigje lidhur me këtë çështje.
Ndërkaq KOSTT i cili vitin e kaluar ka marrë 1 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për të mbuluar humbjet e rrymës në veri dhe për të ruajtur funksionalitetin e rrjetit thonë se ka dy vite që nuk bën blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve për furnizimin e veriut të Kosovës.
“KOSTT nga data 2 dhjetor 2017 nuk bën blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve për furnizimin e veriut të Kosovës rrjedhimisht, për mbulimin e këtij konsumi. Tërheqja e energjisë nga Sistemi Elektroenergjetik i Evropës Kontinentale është i barabartë me konsumin e energjisë elektrike në 4 komunat në pjesën veriore të Kosovës. Për shkak të konsumit të veriut, nga sistemi interkonektiv janë tërhequr në mënyrë të paautorizuar 451.5 GWh energji elektrike në vlerë prej 22.6 M€ për periudhën 02.12.2017- 17.10.2019”, thuhet në përgjigjen e KOSTT.
Dardan Abazi, hulumtues nga INDEP ka thënë që i rëndësishëm është integrimi i pjesës veriore dhe pastaj licencimi i kompanisë që do të bënte faturime dhe inkasime sepse pa u zbatuar marrëveshja barra e shpenzimeve bie mbi Kosovën
“Po të kishin sundim të ligjit atje edhe furnitori që do të licencohej do të kishte mundësi që të bënte faturimin dhe inkasimin e parave që do të shpenzoheshin. Në situatën e tanishme asnjë furnitorë nuk është në gjendje të bëj faturimin e energjisë e as të përdorë masat e tjera siç janë shkyçja nga rrjeti i energjisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Dardan Abazi.
Ndryshe katër komunat veriore që nga paslufta nuk kanë paguar për shpenzimet e energjisë elektrike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj