LAJMI I FUNDIT:

Për një vit në Kosovë u emetuan 405 milionë euro nga Letrat me Vlerë

Për një vit në Kosovë u emetuan 405 milionë euro nga Letrat me Vlerë

Sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2017 janë zhvilluar 19 ankande për emetimin e Letrave me Vlerë dhe vlera e shpallur në ankande ishte 405 milionë euro.

Gjatë këtij viti, Qeveria ka shpallur numër dhe vlerë më të vogël të bonove të thesarit krahasuar me vitin paraprak. Përderisa numri i fletë-obligacioneve ishte më i lartë krahasuar me vitin paraprak, po ashtu edhe vlera e tyre ishte më e lartë. Sa i përket shumës së pranuar, ajo mbeti e njëjtë me vlerën e shpallur si për bono të thesarit, ashtu edhe për fletë-obligacione.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), struktura e letrave me vlerë, sipas afatit të maturimit, vazhdon të tregon tendencë të zhvendosjes nga Letrat me Vlerë me maturitet afatshkurtër në letra me vlerë me maturitet afatgjatë.

“Kategoria kryesore në strukturën e letrave me vlerë vazhdon të mbetet ajo e bonove të thesarit me afat maturimi 364 ditë me një pjesëmarrje prej 33.3 për qind në gjithsej shumën e emetuar, pasuar nga fletë-obligacionet me afat maturimi dy vite që kishin një pjesëmarrje prej 23.5 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, shkruan Telegrafi.

Vlen të theksohet se në vitin 2017 janë emetuar për herë të parë fletë-obligacione me afat maturimi prej 7 vitesh.

“Në vitin 2017 janë emetuar për herë të parë fletë-obligacione me afat maturimi prej 7 vitesh, që kishin një pjesëmarrje prej 4.9 për qind në gjithsej shumën e emetuar. Krahasuar me vitin paraprak, në vitin 2017 është vënë re një rritje e emetimit të fletë-obligacioneve krahas rënies së emetimit të bonove të thesarit. Përderisa vitin 2016 ishin emetuar 38.1 për qind fletë-obligacione dhe 61.9 për qind bono thesari, në vitin 2017 kjo pjesëmarrje qëndroi në raport prej 53.1 përkatësisht 46.9 për qind”, vijon raporti.

Për herë të parë Kosova emeton obligacionin shtetëror 10 vjeçar
Lexo po ashtu Për herë të parë Kosova emeton obligacionin shtetëror 10 vjeçar

Më 30 korrik 2018 është mbajt ankandi i parë për emetimin e obligacionit 10-vjeçar, në vlerë prej 10 milionë euro. /Telegrafi/