LAJMI I FUNDIT:

Për kodin telefonik bisedohet më 26 shtator

Për kodin telefonik bisedohet më 26 shtator

Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se një raund i ri i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, është planifikuar për datën 26 shtator dhe në agjendën e bisedimeve do të jetë çështja e telekomunikacionit.

Marrëveshja për telekomunikacionin është arritur në gusht të vitit të kaluar dhe parasheh që Kosova të ketë kod të vetin, kurse Telekomi i Serbisë të funksionojë lirshëm në Kosovë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.


Gjuriq ka thënë se pala kosovare, po insiston që të përvetësojë pasuritë e Telekomit të Serbisë dhe t’i deklarojë si pronë të Postës dhe Telekomit të Kosovës. /Telegrafi/