Për Halloween, një event i veçantë me DJ të njohur do të organizohet në tren

Një event i veçantë do të zhvillohet për festën e Halloweenit, më 31.10.2019.
Eventi do të mbahet në tren me DJ e njohur, Oda Haliti dhe Cosma Lab prej Berlinit.
Lokacioni që do të zhvillohet eventi janë linjat e shinave Prishtinë-Elezhan.
"Zhurmat e trenit janë tingujt e përvojave tuaja më misterioze! Në çdo stacion do të ndalemi vetëm për personazhet më të frikshëm. Përvojat e shëmtuara u shndërruan në kostume! Merrni me vete helmet e ndjenjave të këqija dhe ne do t'i kthejmë ato në një parti kokteji", është thirrja që eventi iu bën të gjithë pjesëmarrësve në "natën e shtrrigave".
Gjithçka do të fillojë nga Stacioni i Trenit në Prishtinë, në ora 20:00. Ngjarja fillon në 21:00.
Biletat mund t'i blini në "Blue Sky Caffe", Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë. /Telegrafi/


































































