LAJMI I FUNDIT:

Për 5 vite u krijuan 350 mijë vende pune nga firmat evropiane të teknologjisë (Infografikë)

Për 5 vite u krijuan 350 mijë vende pune nga firmat evropiane të teknologjisë (Infografikë)

Kompanitë evropian të teknologjisë vazhdojnë të rriten me një ritëm fenomenal.

Sipas të dhënave më të fundit nga ekonomistët e Orgalime, përcjell Telegrafi, në vitin 2017 vendet e punës u rritën për 5 për qind.


Produkti i Brendshëm Bruto për të katërtin vit radhazi shënoi rritje në industrinë mekanike, elektrike, elektronike dhe industrinë e teknologjisë metalike. Dhe sipas parashikimeve për vitin 2018 do të rritet me 3.5 për qind.

Është e qartë se industritë e teknologjisë janë një shtyllë qendrore e ekonomisë së Bashkimit Evropian, por me rritjen e pasigurisë politike të nxitur nga popullizmi dhe anti-globalizmi dhe konkurrenca gjithnjë e më e ashpër për investimet industriale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina, siç duket suksesi i kaluar nuk do të jetë më garanci për rritje. /Telegrafi/