LAJMI I FUNDIT:

Për 321 mijë shërbime shëndetësore, vetëm 19 mijë euro të hyra

Për 321 mijë shërbime shëndetësore, vetëm 19 mijë euro të hyra

Komuna e Skenderajt ka shpenzuar vitin që shkoi për rrymë 157.082 euro, për ushqim e pije dhe dreka zyrtare 70 mijë euro, ndërsa nga participimi për 134.882 vizita mjekësore dhe për 187.009 shërbime shëndetësore, për të cilat paguhen nga 1 deri në 15 euro, nuk ka arritur t’i arkëtojë më shumë se 19.870 euro

Komuna e Skenderajt ka shpenzuar për rrymë në vitin 2016 mbi 157 mijë euro, që sipas këshilltarëve të opozitës bëjnë sa ndërtimi i 15 shtëpive, apo sa harxhojnë rrymë 3 mijë familje. Qazim Xani, këshilltar komunal nga AAK-ja, ka bërë një krahasim sipas të cilit me 157 mijë euro do të mund të ndërtoheshin 15 shtëpi për të pastrehët, apo që me 157 mijë euro do t’i mbulonin shpenzimet e rrymës 3000 familje drenicase.


Drejtori për Ekonomi e Financa, Ismet Aliu, tha se ndryshimet kanë ndodhur tek subvencionet me të cilat bujqve u janë kompensuar dëmet e shkaktuara nga përmbytje në shumën prej 30.950 euro, si dhe 49.950 euro për kompensimin e dëmeve nga breshëri, si dhe për financimin e projektit të rrugës në Polac (136.882 euro) dhe diferenca prej 76.367 euro për mbulimin e pagave. Ai precizoi se të hyrat vetjake janë më të larta për 27 për qind, ndërsa shpenzimet kanë shënuar rritje për 3.6 për qind. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori