LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, më shumë se 200 persona kërkuan ndihmë në Emergjencë

Për 24 orë, më shumë se 200 persona kërkuan ndihmë në Emergjencë

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës 233 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore gjatë 24 orëve, 43 prej tyre janë trajtuar në dhomën e reanimimit.

Brenda kësaj periudhe kohore, kishte 38 raste kirurgjike, 78 raste internistike dhe 61 raste ishin në dhomën ortopedike.


21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

Për trajtim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 28 pacientë. /Telegrafi/