Për 10 vite punoi 7 ditë në javë, mori pjesë 709 herë në salla gjyqi për shqiptarët në Gjermani, rrëfimi i Sildi Çelmetës

Shqiptari Sildi Çelmeta, ka folur për jetën dhe integrimin në Gjermani.
Në një intervistë për RTSH, ai thotë se për 10 vite ka punuar shtatë ditë në javë.
Çelmeta tregoi se edhe gjermanët e kanë “zili”, duke e quajtur “njëri i 1000 punëve”.
“Edhe pse jam i martuar dhe me pesë fëmijë, unë kurrë për 10 vite rresht, s’kam punuar gjashtë ditë në javë, por shtatë”.
Moderatorja e pyeti se si ia del me gjithë këtë angazhim.
“Edhe gjermanët, komshinjtë më pyesin pasi çuditen se si ia dal çdo ditë në punë, por unë e dashuroj punën”, u shpreh ai.shq
Çelmeta gjatë kësaj kohe po ashtu ka arritur t’i mësojë pesë gjuhë të huaja.
“Për gjuhët e huaja jam shumë i aftë, e di shumë mirë gjermanishten, italishten, anglishten, serbishten dhe spanjishten”, tha Çelmeta.
Ai tregoi se ka qenë 709 herë në salla gjyqi për të përkthyer për shqiptarët./Telegrafi/





















































