LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiolas i largohet krahu i djathtë nga Man City, ai ka nënshkruar me klubin Al-Sadd

Pep Guardiolas i largohet krahu i djathtë nga Man City, ai ka nënshkruar me klubin Al-Sadd

Juanma Lillo ka vendosur ta lërë Manchester Cityt, për të marr vetë drejtimin e Al-Sadd , klubit të njohur të Katarit.

Lillo që ka qenë asistent i Pep Guardiolas sezonet e fundit do të zërë vendin e Xavit, i cili u shpall kampion i Katarit sezonin e kaluar.


Është i njëjti klub në të cilin Xavi bëri një hap gjigant në karrierën e tij përpara se të nënshkruante për Barcelonën.

Efekti Juanma Lillo te Manchester City – krahu i djathtë i Pep Guardiolas që rregulloi problemet në mbrojtje dhe ndihmon në leximin e situatave të vështira
Lexo po ashtu Efekti Juanma Lillo te Manchester City – krahu i djathtë i Pep Guardiolas që rregulloi problemet në mbrojtje dhe ndihmon në leximin e situatave të vështira

Puna e Lillos me Guardiolan është vlerësuar nga të gjithë, përfshirë edhe vetë Pepin.

“Koha ime në Man City ka qenë një nga ato që e kam shijuar më shumë në të gjithë karrierën time”.

“Të punosh së bashku me Pepin dhe me pjesën tjetër të stafit teknik dhe me këtë grup lojtarësh ka qenë një kënaqësi dhe shpresoj të kem qenë në gjendje të luaj rolin tim të vogël në sukseset që kemi arritur në fushë”.

“I uroj klubit gjithë të mirat dhe të arrijë të gjitha ambiciet e tij në të ardhmen”, ka thënë Lillo në faqen e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori